UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS FAKULTETI I SHKENCAVE TE MJEKSIS DEGA:INFERMJERI PUNIM SEMINARIK Lenda:INFERMJERI PRAKTIKE Tema:STERILIZIMI Mentor: Prof.ass.Shkodran Memeti Kandidati: Lindita Ramadani PERMBAJTJA HYRJA STERILIZIMI Sterilizimi është procedurë gjatë së ciles plotësisht shkatërrohen të gjitha format vegjetative dhe sporogjene të mikroorganizmave patogjen dhe jopatogjen.Kjo mund të realizohet me përdorimin e substancave sterilizuese fizike, gazore apo kimike. Kjo eshte nje mase profilaktike per te parandaluar infeksionin te hujne ne pjeset e trupit qe vijne ne kontakt me gjak apo plage te ndryshme.Ne kete menyre per shkak temperaturave te larta qe jane te nevojshme per kryrjen e sterilizimit materiali i cili duhet te sterilizohet duhet te jete metal ose fasha te ndryshme dhe asesi plastik sepse nuk mund ti rezistoj temperaturave te larta. Kemi disa metoda te sterilizimit: a)fizike b)mekanike c)kimike Sterilizimi fizik 1.Sterilizim i nxehte: a) me nxehtesi te thate: -me zjarr -me ajer te nxehte b me lageshti te nxehte: - uje(zierje) - avull te nxehte(avull uji ose avull uji nen ndikim te shtypjes) 2.Sterilizim me rrezatim Metoda më efektive e sterilizimit është autokllavimi që përfshin nxehjen e lëngjeve ( p.sh.terreneve ushqyese) ose materialeve të ngurta në temperaturë 121°C me avull nën presion. Materialet që i nënshtrohen autokllavimit duhet të jenë të qëndrueshëm ndaj nxehtësisë. Pajisjet që nuk i përballojnë temperaturave të larta të autokllavimit, mund të sterilizohen me etilen-oksid. Filtrat membranorë kanë pore, të cilat i ndalin bakteret, por i lejojnë medikamentet dhe kemikaliet e vogla të kalojnë nëpër to; prandaj ato kanë gjetur përdorim në "sterilizimin" e tretjeve delikate. Rrezet ultraviolete përdoren për uljen e përqëndrimit të baktereve nëpër sipërfaqe të ndryshme ( p.sh. nëpër salla të operacionit). Rrezatimi jonizues është më efikas sesa ai ultraviolet dhe mund të përdoret për sterilizimin e instrumenteve dhe të ushqimit.