STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE MUNICIONET

April 6, 2018 | Author: Anonymous | Category: Education
Report this link


Description

1. STRATEGJIA  PER NGRITJEN E FONDEVE   PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE   NGA MINAT DHE MUNICIONET Pregatitur nga : Jonuz Kola , Bukurosh Onuzi Kukes, Shkurt 2013 2. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVE“Plani juaj për mbledhjen e fondeve mund të ketë një Strategji te madhe, por në qoftë se ajo nuk ka një plan veprimi që ndan afatet dhe përgjegjësitë, kjo është vetëm një ëndërr në diell.” Gail Perry.2 3. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVETable of Contents  ................................................................................................................................................................... 3  Hyrje , Çfarë është një strategji për mbledhjen e fondeve ........................................................................ 4  Pse duhet zhvilluar një strategji për mbledhjen e fondeve........................................................................ 4  Kush jane “Te mbijetuarit”. ..................................................................................................................... 5  Aftësia e kufizuar dhe pengesat për të mbijetuarit nga minat për të fituar pension pa-aftësie .............. 6 Dokumentat strategjike te shoqates ALB-AID dhe te mbijetuarit nga mina .......................................... 7  Nevoja për hartimin e Strategjisë për ngritjen e fondeve për të mbijetuarit ............................................. 7 Metodologjia për hartimin e Strategjisë për ngritjen e fondeve................................................................ 8 Mundesite për hartimin e Strategjisë për fonde.........................................................................................9 Organizimi i Rrjetit Shqiptar të Mbijetuarve mga Minat (RSHM)..........................................................10 Vizioni..................................................................................................................................................... 10 Misioni .................................................................................................................................................... 10 Objektivi pergjithshem............................................................................................................................ 10 Objektivat specifik : ................................................................................................................................ 11 Rolet dhe përgjegjësitë e Keshilli i Ngritjes Fondeve.............................................................................11 A mundemi ne të pranojmë ligjërisht fonde si rrjet?...............................................................................12 Kush do të përfshihet në ngritjen e fondeve?..........................................................................................12 Ngritja e fondeve – permes një plani.......................................................................................................12 Menyrat e ngritjes se Fondeve nga Rrjeti it e mbijetuarve......................................................................13 Komuniteti si Ngritës Fondesh (KNF).....................................................................................................13 Ngritja e Fondeve me Bazë Komunitare..................................................................................................13 Kreditë......................................................................................................................................................13 Grantet......................................................................................................................................................14 Kush mund t’i japë një grant Rrjetit te mbijetuarve?...............................................................................14 Burime të ndryshme për fonde.................................................................................................................14 Mbështetja e Qeverisë për Rrjetin e të mbijetuarve.................................................................................14 Mbështetja nga Sektori Privat..................................................................................................................15 Ngritja e fondeve nga organizata nderkombetare donatore.....................................................................15 Institucione të tjera financiare .................................................................................................................15 Menyrat e Kerkimit per donatore te mundshem......................................................................................15 Shkrimi i letrave te interesit për donatorë potencial .............................................................................16 Takimi me donatoret potencial................................................................................................................17 Prezantimi i Rrjetit...................................................................................................................................17 Permbledhje e marreveshjeve..................................................................................................................18 Kërkesa specifike për ngritjen e fondeve ................................................................................................18 Plani i ngritjes se fondeve 2013 – 2020...................................................................................................19 3 4. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEHyrje, çfarë është strategjia për mbledhjen e fondeve ? Strategji për ngritjen e fondeve është plani që përcakton nevojën e financimit për një projekt apo aktivitet të caktuar me veprime të identifikuara, afatet kohore dhe kosto te mundshme financiare për të përmbushur këtë nevojë.Ne rastin konkret kjo strategji hartohet për të ngritur fonde për projekte dhe për të lobuar e avokuar për Rrjetin Shqiptar të Mbijetuarve nga Minat (RSHMM)Pse na duhet Strategjia për mbledhjen e fondeve? Strategji për mbledhjen e fondeve shërben për planifikimin më të mirë të kohës, mjeteve dhe burimeve te mundshme të shoqatës dhe Rrjetit të Mbijetuarve për gjeten e burimeve financiare per projekte konkrete në fushën e Asistencës për Viktimate Minave të cilat kanë të bejnë mepërmirësimin e shërbimeve për ta e në rritjen e cilësisië së jetës së tyre.Kjo Strategji do të shërbej si një mjet i fuqishëm në duarët e Rrjetit të Mbijetuarve dhe shoqatës ALB-AID për të siguruar që: Prioritetet e miratuara janë përshtatur me prioritetet e Rrjetit dhe të organizatës si përfaqësuese e Rrejtit të mbijetuarve.Kjo Strategjia përcakton gjithashtu se si ato prioritete do të realizohen nga personat e ngarkuar për këte qëllim nga ana e Rrjetitt të Mbjetuarve nga Minat.Startegjia do të sigurojë qartësi mët të madhe në lidhje me qëllimet e organizatës dhe prioritetet e sajë; ajo do të siguroj që përparësitë janë realiste dhe të arritshme. Strategjia e propozuar do të siguroj mundësi më të lartë për financimin e projekteve të ndryshme, sherbimeve ose aktiviteteve te ndryshme.Së fundi kjo startegji për Rrjdetin e të Mbiejtuarve nga minat përcakton dhe inkurajon përgjegjësi të përbashkëta të të gjithë anëtarve të rrjetit për ngritjen e fondeve.4 5. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVERrjeti i të mbijetuarve, Shoqata ALB-AID dhe Strategjia për ngritjen e fondeve Kush jane “Te mbijetuarit nga minat dhe municionet”. Si rezultat i pranisë së minave në veri-lindje të Shqipërisë gjatë dhe pas përfundimit te Konfliktit te Kosoves, gjatë viteve 1999-2005 jane shenuar 210 incidente me minat nga te cilat 34 persona kanë gjetur vdekjen dhe 238 janë plagosur. Rreth 80 prej tyre kanë humbur gjymtyrët kurse 27 te tjerë kanë pësuar dëmtime në shikim. Pjesa me e madhe e tyre kanë psuar trauma psikologjike pas rënies në mina. Rreth 30% e të aksidentuarve kanë qenë fëmijë në kohën e aksidentimit, kurse 92% e të aksidentuarve nga minat në qarkun Kukës janë meshkuj. Shumica e të aksidentuarve nga minat jetojnë në fshtara të thellë malore përgjat kufirit me Kosovën në kushtet e një varfërie ekstreme. 56% e popullsisë së këtyre fshtarave trajtohen me ndihmë ekonomike. Papunësia në këto zona i kalon në 50%. Afërsisht 70% e popullsisë së këtyre zonave kanë akses të limituar në shërbimet bazë shëndetësore. Terreni i ashpër dhe rrënimi i bujqësisë ka vështërsuar së tepermi jetesën e banorëve. Ne fillim te vitit 2001 Viktimat e Minave të qarkut Kukës me ndihmën e një gupi lokal -ish punonjes te Care International për Edukim nga Minat themeluan Shoqaten e Viktimave të Minave dhe Armëve e cila u ndertuar mbi baza komunitare, domethene me inetaresi viktimat e minave mbi bazen e perfaqesimit nepermejt Asamblese se Pergjithshme. Gjate periudhes 2001-2009 VMA si perfaqesuese e viktimave te minave ka siguruar fonde të mjaftueshme per te mundsuar ri-integrimin social-ekonomik te anëtarve të saj dhe ka ngritur zërin per problemet dhe shqetsimet e tyre duke u bere keshtu zedhenesja, artikulusja e vetme dhe advokusja e interesave te tyre. Pjesam me e madhe e tyre perfituan sherbime te ndryshme si kurse profesionale, mbeshtetje logjistike, kredi pa ineters, mbeshtetje psikos sociale etje. Por me mbarimin e çminimit ne fund te vitit 2009 Komuniteti nderkombetar nuk tregoi te njejtin interes si më parë per te mbejetuarit. Ndihma u reduktua në mënyrë drastike. Nderkohë Qeveria shqiptare megjithse ka ratifikuar Konventat e ndryshme, nuk ka fondet e duhura për të përmbushur detyrimet qe rrjedhin nga keto Konventa, per permbushjen e te cilave duhet te raportojë çdo vit, pavarsisht premtimeve dhe marrjes se pergjegjesive formale. Të mbijetuarit nga municionet Në Shqipëri numërohen mbi 1000 viktima nga municionet dhe mbi 3500 te vdekur nga armet si rezultat i grabitjes së depove të municioneve gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.5 6. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVE2007200820092010201120122847232023201617 21 810 37 95 18 86 14 314 9 58 12 1050 111 43Vrare me arme779495143137148694Totali105141118163160168855Pershkrimi Aksidentet municione Vdekur Plagosur Nga keta femijemeTotalDuke marre parasysh numrin e madh te viktimave nga municionet ne pjese te tjera te shqiperise, faktin qe si grup i vogel nuk kishin fuqi të ndikojnë ne politik-berjen, në vitin 2009 VMA ndryshoi emrin ne ALB-AID, po jo misionin dhe vizionin për të mbledhur së bashku edhe viktimat nga municionet në pjesë të tjera të Shipërise . Numri i larte i aksidenteve bën te domosdoshme shtrirjen e Rrjetit dhe të Shoqatës në të gjithë vendin dhe krijimin e nje Koalicioni me te mbijetuarit per te koordinuar perpjekjet e perbashketa per integrimin social ekonomik dhe gjithe-te mbijetuarve dhe perfshirjen e tyre ne vendimarrjet lokale dhe kombetare. Pas deklarimit te Shqiperia të lirë nga minat shtrohet pyetja, çfare do te behet me te mbijetuarit? Nje pjese e tyre nuk kane pension, atyre nuk u njihet pafatesia si rezultat i ligjit aktual per paftesine. Ata që kanë humbur gjymtyrët kanë nevoje për mbështetje të përhershme. Protezat e tyre kanë nevojë për riparim e zëvendesime te shpeshta.Aftësia e kufizuar dhe pengesat për të mbijetuarit nga minat për të fituar pension pa-aftësie. Vlerësimi i aftësisë së kufizuar në Shqipëri Aftësi të kufizuara në Shqipëri vlerësohet nga Komisioni mjekësor për Aftësisë për Punë (KMCAP) është në varësi të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ai ka dy categorizime kryesore për Personat me Aftësi të Kufizuar: Personat me aftësi të kufizuara,  të lindur apo i bërë i tillë deri në moshën 21 vjeç  Invalidët e Punës me Sigurimet Shoqërore.  Grupi i parë është i pajisur me mirëqenien për pa-aftësi të kufizuar dhe objekteve të tjera, kujdestarinë dhe të tjerët.  Një grup tjetër janë veteranët e luftës me aftësi të kufizuara 6 7. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEPersonat që nuk kanë qenë në marrëdhënje pune në momentin e aksidentimit, ose humbjes se aftësisë nuk përfitojnë pensione pa-aftësie Pra që te perfitohet pensioni i invaliditeti, duhet doemos te kesh qenë i punesuar në momentin e aksidentit. Por nisur nga fakti se pjesa me madhe e te mbijetuarve kane qene pa pune ne periudhen e aksidentit, dispozitat ligjore nuk krijojnë hapesira ligjore per kete kategori njerezish për perfitiimin e mbeshtetjes financiare duke përfshire pensionin e invaliditetit. Një pjesë shume e vogel, thuajse e paperfillshme kanë qene në marredhenje pune në momentin e aksidentimit. Nje pjese tjeter ne mungese te njohjes se paftesise se ardhur si rezultat i aksidentimit, kane perdore rruge jo-ligjore per te perfituar pension dhe mbeshtetje nga qeveria. Pjesa me e madhe e tyre nuk përfitojnë nga programet shteterore si rezultat i mos-perfshirjes ne kategritë e personave me aftesi te kufizuar. Per te gjitha keto arsye eshte shtruar nevoja e bashkimit te tyre ne nje rrjet te perbashket te quajtur “Rrjeti Shqiptar i te Mbijetuarve të Minave”.Vetem permes krijimit te ketij rrjeti, do te krijohen premisa per të patur një zë më të forte për te dialoguar me Institucionet e Qeverisjes vendore dhe qendrore. Vetem keshtu integrimi i tyre ne Shoqeri do te marre forma institucionale, per sigurimin e te drejtave e tyre per shendetin, arsimin, mosdiskriminimin etj. Ne jetojmë në një shoqëri e cila nuk është plotësisht e hapur ndaj personave me aftësi të kufizuara, perfshire ketu edhe te mbijetuarit..Pavarsisht se me ligj janë siguruar te drejtat per PAK, ne realitet keto te drejta shkelen me te dyja kembet.Dokumentat strategjike te shoqates ALB-AID dhe te mbijetuarit nga minat ALB-AID ka nje dokument strategjik 10 vjecar i cili percaktohen drejtimet kryesore te shoqates ne 10 vjetet e ardhshme. Ai eshte dokument i pergjitshem që nuk percakton ndonje objektiv te caktuar per ngritjen e fondeve. Kurse kjo strategji për ngritjen e fondeve do të përdoret si për projekte të caktuara, ashtu edhe si shtojcë e planit strategjik 10 vjeçarë të shoqatës. Ajo eshte ne perputhjme me dokumentin strategjik dhe synon realizimin e saj ne pershtatje me kushtet konkrete dhe situatat qe krijohen për gjetjen e fondeve. Strategjia jo vetem që ofron menyra të ndryshme për vazhdimin e sherbimeve për te mbijetuarit, por edhe ndihmon për të gjetjen e fondeve ne kushtet e krizes globale.7 8. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVENevoja për hartimin e Strategjisë për ngritjen e fondeve për të mbijetuarit Mbledhja e fondeve është një nga çështjet më sfiduese ne situaten aktuale qe po kalojme. Gjetja e financimeve për të çuar përpara aktivitetet e shoqates dhe te rrjetit kërkon planifikim te kujdeshem dhe vazhdim logjik të shërbimeve për viktimat e minave - sidomos në situaten e veshtire ekonomike dhe mungesen e fondeven per financimin e projekteve te ndryshme.Largimi i donatorëve dhe shterrimi i fondeve vitet e fundit kanë nxjerrë në pah një difekt të madh të shoqërise Civile shqiptare. Mungesën e e eksperiences dhe te mjeteve perkatese per ngritjen e fondeve per financimin e aktiviteteve te tyre. Kjo ka çuar në mbylljen e nje pjese të mirë të tyre. Eshtë marrë apriori se financimet nga jashte do te jene te vazhdueshme. Kete fryme deri diku e kane ushqyer edhe vete donatoret, të cilët kanë neglizhuar fuqizimin e shoqërise Civile shqiptare. Po kështu si rezultet i ambientit armiqsor ndaj shoqërsë civile nga administrata shteterore, të mentalitetit korruptiv, dhe i mos deshires per te patur nje shoqeri civle aktive Qeveria nuk ka hartuar ligje elastike per të ndihmuar shoqërinë Civile. Përkundrazi ajo ka bëre perpjekje te vazhdueshme per te shtënë nën kontroll absolut shoqërinë civile duke hartuar udhëzues të ndryshëm në kundershtim me Ligjin Nr. 8788, datë 07/05/2001 “Per Organizatat jo-fitimprurëse” Pengesa kryesore për ngrtitjen e fondeve nga grupet e ndryshme të inetersit eshte mungesa e ligjit për filantropine. Ligji per sponsorizimet që trumbetohet nga Qeveria, nuk asgje te perbashket me ligjin per filantropine. Shqipëria akom nuk ka miratuar nje ligj të tillë.Hartimi i kesaj startegjie eshte ndoshta nje nga perpjekjet e para te shoqtave jofitimprurese ne Shqiperi për t'u pershtatur me realitetin e ri.Metodologjia për hartimin e Strategjisë për ngritjen e fondeve Per hartimine startegjise është përdorur kjo metodologji: Ky plan strategjik hartohet në kuadrin e projektit "Rrjetit te Mbijetuarve nga Minat dhe Municionet" nën kujdesin e Z.Loren Persi, Konsulent xxxxfinancuar nga Qeveria Norvegjeze nëpërmjetCMC/ICBL. Eshtë iniciuar, do zbatohet, dhe do rishikohet periodikisht nga themeluesit e organizates dhe anëtaret e Bordit te Rrjetit te Mbiejtuarve. Për hartimin e saj janë ndjekur këto hapa: 1. Eshtë studjuar dokumentacioni i shoqatës ALB-AID: Akti i themelimit, Programi, statuti, Plani strategjik, raporetet dhe dokuemntta e ndryshme; 2. Jane organizuar disa workshope me të mbijetuar dhe me themeluesit e shoqatës ALB-AID. 8 9. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVE3. Janë bëre diskutime me tëbijetuarit te cilet kane ndihmuar për të kuptuar domosdoshmërinë e ngritje së Rrjetit. 4. Janë kontaktuar të mbijetuar në Gramsh, Gerdec e Durrës 5. Janë Identifikuar pikat e forta të organizatës ALB-AID dhe mundësitë për t'i përdorur për shtrirjen e rrjetit. 6. Eshte bere Vlerësimi i mungeses se experiences për mbledhjen e fondeve. 7.Mbi këtë bazë është hartuar kjo startegji dhe Plani i zbatimit, per ngritjen e fondeve.Synimi kryesor: krijimi i një institucioni të përbashkët të mbijetuarve nga minat dhe municionet në te gjithë Shqipërine per të folur me një zë si të mbijetuar që i bashkojne problemet dhe shqetësimet e njejta. Kjo do të arrihet duke u mundësuar organizimin e nje rrjeti te perbashket, per rritjen dhe fuqizimin e rolit te tyre në vendim marrje lokale dhe kombëtare.Mundesite për hartimin e Strategjisë për ngitje fondesh Ratifikimi i traktateve nderkombetare nga Shqipëria si : 1. Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut ecila përcakton: "Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta". 2. Traktatit për ndalimimn e Minave nga SHqipëria (1992) 3. Konventa per ndalimin e Municioneve Thermuese (2008) 4. Konventa për të Drejtat e Personave me aftesi te Kufizuar (2009) Gjithashtu dokumentat qe reflektojne rekomandimet e ketyre Konventavce si 5. Plani i Veprimit 2012-2015 i Qeverise Shqiptare 6. Plani i Veprimit për Asistencen ndaj Viktimave (Vietnane, Cartagena)9 10. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEOrganizimi i Rrjetit Shqiptar të Mbijetuarve mga Minat (RSHM) Duke marre parasysh eksperiencen dhe formen e organizimit te shoqates ALB-AID, Rrjeti i të Mbijetuarve ngrihet dhe funksionon si një Federate pra si nje Organizim vullnetar me baze Komunitare e cila nuk ka nevoje për regjistrim formal. Shoqata ALB-AID si inicuesja dhe organizuesja e këtijë rrjeti, duke qene se ka forme organizimi me baze komunitare, do të jetë perfaqesueja dhe ekzekutuesja e aktiviteteve te Rrjetit të Mbijetuarve nga minat. Ajo eshte e ngritur mbi bazen e perfaqesimit te mbijetuarve. Pjesemarres: Anëtarë te rrjetit të mbijetuarve mund te jete cilido që dësheron te ndaj shqetësimet dhe problemet me bashkevuajtes te tjerë pavarsisht nese eshte anëtare i organizmave dhe shoqatave te ndryshme. Anetarsimi eshte vullnetar dhe nuk shoqërohet me asnje detyrim. Anetarte mund te jene:të mbijetuar qe janë gjymtuar nga minat dhe municionet; familjaret e te mbiejtuarve nga minat dhe municionet; komunitetet ku jetojne te mbijetuarit Rrjeti krijon Bordin e Rrjetit i cili përbehet nga 5-7 veta. Bordi emeron Keshillin e ngritjes Fondeve. Forma e organizimit te rrjetit do te jete si e nje CBO-je Bordi i Rrjetit perbehet nga 1 delegate i shoqates ALB-AID, dhe Perfaqesuesit fokal të njësive vendore/rretheve ku ka anëtarë të rrjetit. Anetar Bordi jane te zgjedhurit dhe Pikat Fokale te atashuar prane Shoqatave te Invalidve te punes. Shoqata ALB-AID emeron delegatin e saj prane bordit te Rrjetit te Mbijetuarve. Ai perfaqeson shoqaten dhe interesat e saje nr Bord. Shoqata Partnere Startegjike : Shoqatat e Invalidve te punes. Kryqi i Kuq Shqiptar Organizmi Ekzekutive është: 1) Bordi Drejtues i cili ka ka fuqi ekzekutive. Shoqata ALB-AID ka rol manaxhues-operacionnal - pra eshte thelbi i rrjetit te mbijetuarve. Qellimi i Rrjetit do te jete Rritja e aksesit per te gjithe te mbijetuarit nga minat & Municionet ndaj sherbimit prososthetic and fizio-terapik dhe integrimit social-ekonomik;rritja e Aksesit per punesim dhe integrim social-ekonomik .Vizioni Nje rrjet I të mbijetuarve i njohur dhe i mire koordinuar ne te gjithe Shqiperine, me aktivitete te shumta dhe qe ka ndikuar dukshem ne integrimin te mbijetuarve ne jeten sociale-ekonomike.Misioni Koalicioni synon perkrahjen, mbrojtjen, përmirësimin i jetes se te mbijetuarve te rrjetit dhe te personave me aftesi te kufixuar nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta per lobim dhe advokim.Objektivi pergjithshem Objektivi i përgjithshëm është sigurimi i mjeteve per te siguruar shërbime cilesore për te mbijetuarve për ri-integrimin social-ekonomik dhe ( mbeshteje per proteza dhe per integrimin social-ekonomik)10 11. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEObjektivat specifik : 1. Shtrirja e Rrjetit të mbijetuarve nga minat dhe municionet në të gjithë Shqipërinë 2. Shtrirja e sherbimeve per integrimin social-ekonomik, advokaci dhe lobim 1. Fuqizimi i Bordit te rrjetit te mbijetuarve në gjendje dhe të gatshëm për të dhene një kontribut të rëndësishëmdhe për të kërkuar tek tjerët fonde dhe kontribute. 2. Maksimalizimi i fondeve e kontributeve nga donatorët e ndryshem per te gjithe te mbiejtuarit. 3. Krijimi i rrjetit te miqve te mbijetuarve nga minat dhe municionet... 3. Krijimi i nje baze të madhe, të mundshme, dhe efektive të donatorëve potencialë individualë, dhe fondacioneve te ndryshme. 4. Krijimi i nje baze të madhe të mundshme efektive të vullnetarëve kontribues per rrjetin e te mbijetuarve. 5. Zgjerim dhe mobilizimi i potencialit njerezor për mbledhjen e fondeve. 6. Difersifikimi i burimeve financiare te shoqates.... 6. Formulim i ideve të reja dhe organizimi i eventeve per mbledhje fondesh 7. Krijimi i nje eksperience te re per gjetjen e fondeve. Mjetet kryesore për ngritjen e fondeve 1)E mail ; 2. Facebook; 3) Twiter; 4)You tube; 5)Takimi direkt me donatoret potencial 6). Pjesmarrja ne Panaire te ndryshme donatoresh; 7) shperndarja e Materialevek prezantuesNgritja e fondeve ne kuadrin e rrjetit te mbijetuarve Ngritja e fondeve nenkupton ndërmarrjen e nje sere aktivitetesh, prej të cilave organizatës do t’i rriten të ardhurat. Fondi (paratë) do të përdoren për projektin apo aktivitetet e planifikuara, nga të cilat do të përfitojë institucioni dhe njerëzit të cilët punojnë për të. Ngritja e fondeve është një funksion kritik dhe shumë i rëndësishëm për menaxhimin e Rrjetit te Mbijeuarve. Perpara se të fillohet fushata per ngritjen e fondeve, duhet të merren në konsideratë faktoret si më poshtë: Brenda organizatës ne duhet të biem dakort më parë me njëri tjetrin që problemi që kemi te mund të zgjidhet vetem me anë të sigurimit te ketij fondi. A është vetëm paraja ajo që do të na e zgjidhë problemin apo ka edhe ndonjë zgjidhje tjetër? Edhe shkurtimi i kostove, përbën në vetvete, një ngritje fondi. A do te na sherbejne keto para në një plan afatgjatë, apo thjesht do të na ndihmojnë për të plotësuar disa nevoja te momentit? Cfarë do të ndodhë me mbarimin e ketij fondi?Rolet dhe përgjegjësitë e Keshilli i Ngritjes Fondeve: Bordi drejtues ka rol vendimtar për permiresimi i raporteve me komunitetin lokal, qeverinë vendore dhe biznesin privat, me qëllim që të gjenden fonde lokale. Bordit do të duhet të bëjë takime të vazhdueshme për të treguar se çfarë kanë bërë dhe me kë kanë kontaktuar për ngritjen e fondeve. 11 12. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEKy bord gjithashtu duhet t’i kushtojë vëmendje profesionalitetit në të kërkuarin e këtyre fondeve, psh. të paraqesë materiale të shkruara mirë dhe me interes për donatorin, të cilat nga ana e tyre janë gjithnjë në përputhje me qëllimet dhe misionin e Rrjetit te mbijetuarve..Materialet do te pergatiten nga Shoqata ALB-AID dhe stafi i sajë.A mundemi ne të pranojmë ligjërisht fonde si rrjet? Është e rëndësishme të dime nëse rrjeti i të mbijetuarve mund të marrë ligjërisht fonde.. Sipas legjislacionit shqiptar, Rrjeti mund të marrë fonde nga burime të ndryshmeKush do të përfshihet në ngritjen e fondeve? Bordi i Rrjetit te Mbijetuarve vendosë se cili është personi më i përshtatshëm për t’u perfshire ne ngritjen e fondeve. Pyesni veten më parë se kush ka eksperiencë në këtë fushë. Ne kushtet tona eshtë e rëndësishme qe të kemi pranë një partner ose konsulent te jashtëm me qëllim që ai t’na ndihmojë per ngritjen e fondeve. Të ngresh fonde është në një farë mënyre edhe aftësi, dhe si e tillë duhet të ndihmojë te gjejmë mbështetjen që kërkjmë si dhe të rrisë eksperiencën tonë në këtë fushë. Percaktimi i Objektivave specifike për cdo rast/hartimi i planit . 2. Rekrutimi i vullnetareve te rinje, donatoreve te rinje 3. Perfshirja e Instituteve studimore/universitare 4.Krijimi i marredhenjeve miqesore me donatoret dhe vendim-marresit 5.Mbajtja e marredhenjeve te mira njeresit/institucionet e perzgjedhura 6. Pergatitja dhe paraqitja e historive te suksesit 7. Berja e Medies Sociale pjese te punes rutine te seicilit anëtari të Keshillit të Ngritjes FondeveNgritja e fondeve permes një plani te detajuar N.q.s nr duam të ngremë fonde, duhet një plan i menduar mire, i cili do të japë një ndihmë të madhe për gjetjen dhe grumbullimin e fondeve. Një Plan i tillë na duhet: Per të patur një ide sa më të qartë mbi qëllimet dhe objektivat e ngritjes së fondeve përkatëse për një projekt të caktuar.Per të planifikuar te gjithë aktivitetet e duhura, me qëllim që ato të jenë të suksesshme.Per të prodhuar materiale të shkruara si psh. propozim për grante, letra që i drejtohen donatorit, etj.Per te informuar Bordin dhe stafin mbi zhvillimet e reja.Per të përfituar eksperiencë nga puna në grup dhe per të permiresuar menaxhimin brenda organizatës dhe rrjetit. 12 13. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEMenyrat e ngritjes se Fondeve nga Rrjeti it e mbijetuarve: Komuniteti si Ngritës Fondesh (KNF) Kemi KNF atëherë kur Rrjeti i te mbijetuarve rekruton partnerë apo organizon aktivitete prej të cilave do të nxirren fonde. Ndryshon nga dhënia e fondeve nga donatori, sepse këtu kemi të përfshirë individë privatë, bizneset, qeverinë lokale, të tjera , etj. Këtu vihet re një element shumë i rëndësishëm, ai i vetë-ndihmës.Ngritja e Fondeve me Bazë Komunitare Këtu dallojmë disa forma të ngritjes së fondeve apo të vete-ndihmës, të cilat mund të ndërmerren nga organizatat. Në çdo rast vetë anetarët e Rrjetit ngrenë fonde apo nje pjesë të tyre për projektet e ardhshme/aktivitetet e parashikuara. Shembuj te këtij modeli përfshijnë: organizimin e aktiviteteve për publikun, festivale, llotari, koncerte, piknikë, ditë sportive ose kampe verore.shitjen e materialeve, të mirave apo pronave, që janë dhuruar nga pronarë të cilët nuk kishin me nevoje per to.pjesëmarrjen në aktivitete tregtare ose marrje pagese për shërbimet e ofruara, duke I përdorur këto para me vone për të financuar projektet.përkushtimin e kohës dhe energjive pa pagese kur bëhet fjalë për aktivitetet e projektit.Ky tip i ngritjes së fondeve është i rëndësishëm sepse:     Mund të informojë publikun mbi punën e rrjetit te mbijetuarve” Shërben për të rritur antarësimin e Rrjetit Me anë të këtyre takimeve me komunitetin ndahen dhe shkëmbehen eksperienca dhe ide Mund të shpërndahen fletë-palosje, fotografi dhe materiale të tjera të cilat tregojnë më shumë për punën tuaj Kjo I jep një mundësi më te medha organizatës për të shitur libra, fotografi, bluza dhe të tjera si këto, gje që gjithsesi përbëjnë finacimKreditë Te gjitha bankat ofrojne kredi per individet. Aktualisht asnje banke ne Shqiperi nuk ofron Kredi per Shoqatat. Vetem San APolo Bank jep over draft per shoqatat, jo kredi. Askush nuk jep kredi grupet e tipit Rrjete.Grantet Grantet jane para te dhena falas, dhe zakonisht jepen për projekte specifike. Ato u jepen grupeve apo individëve. Disa donatorë u japin grante rrjeteve,OJF-ve, autoriteteve lokale ose CBO-ve. Të 13 14. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEtjerë u japin grante organizatave, të cilat kanë një grup të synuar në një sektor shumë të vecantë (shëndetësi, arsim, bujqësi) ose që punojnë me minoritetet apo grupet në vështirësi, psh. fëmijët jetimë, nënat e vetme.Qeveria Shqiptare ka ngritur AMSHC-ne per dhenjen e granteve.Kush mund t’i japë një grant Rrjetit te mbijetuarve? USAID. Bashkimi Europoian, Ambasadat ose Qeveria Shqiptare, Banka Boterore etje Edhe per nje periudhe 5-10 vjeçare mbeshteja me grante për OJF te dhe Rrjetet duket se do të jenë donacionet e huaja. Bashkimi Europian do te jetë burimi kryesor. Aktualisht Programet Kross-Border jane: Kosovë Shqipëri; Shqipëri-Mali i Zi; Greqi Shqipëri;Maqedoni-Shqipëri. Fiancimet nga këto programe janë te destinauar kryesisht për mbështetjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik, jo per permiresimin e sherimeve ku perfshihen edhe sherbimet per PAK Komisioni Europian cdo vit ve ne dispozicion fonde per Shoqërinë civile, kryesisht per rritje kapacitesh- pak thuajse aspak per permiresimin e sherbimeve bazë. Banka Boterore financon Institucionet Shteterore qe ofrojne Sherbime.Ajo nuk financion sherbimet e shoqatave dhe fondacioneve. Në këto kushte mbeten donatore individual si mundësia e vetme për të siguruar fonde.Burime të ndryshme për fonde Deri tani ne Shqipëri kanë qenë donatorët ata që kanë luajtur një rol të madh në dhënien e fondeve, por kjo do të vazhdojë në pafundësi. Kështu që ne vete duhet të gjenerojmë dhe ngremë fonde, duke përdorur mënyra të reja dhe krijuese për krijimin e fondeve në komunitete. Rrjeti it e mbijetuarve duhet të fillojë të pershtatet me mënyrat e reja te afrimit te donatoreve. Kjo do të thotë të punosh me komunitetin, me qeverinë, donatorët ndërkombëtarë dhe ndërmarrjet private. Burimet kryesore për ngritjen e fondeve janë 1. Institucionet lokale/ Qeverisja/ Qeveria 2. Institucionet/Fondacionet Nderkombetare Donatorët potencial për vitet ne vazhdim per Rrjetin e të mbijetuarve: 1)Bashkimi Europian; 2) Qeveria Shqiptare, 3) Bisnesi Shqiptar; 4) Biznesi i huaj; 5)Fondacionet dhe Organizatat e huaja nderkombetare; 6)FilantropiaMbështetja e Qeverisë për Rrjetin e të mbijetuarve Në Shqipëri rrjetet e organizatave janë një koncept i ri. Bordi i rrjetit te mbijetuarve duhet të krijojë marrdhënie të mira me pushtetin lokal dhe të paraqesë një imazh sa më pozitiv të aktiviteteve të organizatës. Mund të rritet bashkëpunimi ndermjet tyre duke rritur kështu eksperiencën, aftësitë dhe duke identifikuar së bashku fonde dhe iniciativa. 14 15. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEMbështetja nga Sektori Privat Ne Shqiperi mungon ligji i filantropise. Bizneset private aktualisht japin vetem per reklama , jo per bamiresi. Bamiresia vazhdon te mbetet koncept i huaj ne Shqiperi. Rrjeti i te mbijetuarve dhe Biznesi Privat mund të përfitojnë nga bashkëpunimi I tyre në ngritjen e fondeve. ALB-AID ka perfituar ne te kaluaren, mendon te punoje peresri me biznesin privat. Darka e një mijë Neteve eshte shembulli i perfitimit te donacioneve nga biznesi privat. Por, organizata është ajo që duhet të bindë sektorin privat për bashkëpunim. Biznesi privat në rast se pranon të bashkëpunojë do të perfitojë padiskutim më shumë reputacion dhe prestigj. Fondacioni Vodafone Albania eshte nje burim tjeter i rendesishem per sjhoqatën dhe Rrjetin e të Mbijetuarve. Gjithashtu biznesi privat mund të paguajë më pak taksa në rast se mbështet rrjetin e te mbijetuarve nga ana e saj boton materiale duke kontribuar në njohjen e biznesit privat. Duhet pune me intensive me biznesin privat dhe ndergjegjesim per perfitimet e dyanshme.Ngritja e fondeve nga organizata nderkombetare donatore Nje donator privat, qeveritar ose nderkombetar pret qe fondet qe jep te kontribuojne ne nje fare menyre ne qellimet dhe vlerat e tij si organizate. Organizatat donatore kane bordin e tyre te drejtoreve. Ata deshironjnë te shikojn rezultate te matshme nga granti i dhene. Eshte gjithashtu e rendesishme qe donatori te kontrolloje fondet. Pra, te shohe nese jane perdorur ato ne menyre korrekte dhe per aktivitetet per te cilat jane dhene.Institucione të tjera financiare Mund te kete edhe Institucione të tjera që bëjnë financime. Duhet që medoemos të merret informacioni për institucione të tjera që ofrojnë para në Qarkun e Kukesit. Kërkohet ndihma e organizatave të tjera për të marrë informacion dhe listën e atyre që japin para në rajonin tone, psh. skema kredie, fonde kredish për fshatrat, sisteme mikrokredie.Menyrat e Kerkimit per donatore te mundshem Anetaret e rrjetit duhet te bejne kerkime dhe te mbledhin informacione mbi komunitetin e donatoreve dhe prioritetet e interesave ne menyre periodike. Ky aktivitet do te kushtoje shume pak, ose aspak, por ai eshte nje investim I dobishem perpara se te fillohet t'u shkruhet atyre.15 16. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVENe kohen kur ju kerkoni per aktivitetet e donatoreve duhet te mesoni me shume rreth punes se tyre akuale dhe planet e ardhshme te rrjetit ne rajon. Po keshtu nuk duhet te dublikohet puna me organizata te tjera ne rajon. Se pari, eshte nje harxhim i burimeve dhe se dyti, nuk do te jeni me fat per te marre fonde nga donatori, n.q.s. ai shikon iniciativa te ngjashme tashme ne progres.Ku mund te gjenden informacionet mbi donatoret -Lundrimi në Internet.-Interneti eshte mjeti kryesor për mbledhjen e informacioneve. Aty duhet studjuar se per cfare ata mund te japin fonde dhe donacione.-Mbledhje informacioni nga organizatat lokale, organizatat nderkombetare, institucione te tjera te zhvillimit dhe qeverine lokale ne qytetin tuaj per informacione mbi fondet aktuale te disponueshme dhe kush po punon ne kete qytet/ rajon.-Kontrolloni ne gazetat lokale per artikuj dhe raporte mbi aktivitetin e agjensive qe japin fonde.-Mblidhni informacione te pranueshme (te dores se pare) dhe te afateve kohore te donatoreve.-Merr pjese ne mbledhje, seminare dhe konferenca per te rritur njohurite tuaja mbi organizatat dhe aktivitetet e donatoreve si edhe per t’u takuar me donatoret e mundshem.-Kerkoni ne internet, me google. Sot media sociale ka krijuar mundesi te pafundme per te marre informacion per donatoret e mundshem.-Gjeni websitet e tyre dhe shikoni se per cfare ata mund te japin fonde dhe donacione.-Qendroni ne korent te njoftimeve te gazetave te perditeshme si dhe informacioneve qe jepn ne internet per projekte, grante, apo edhe aktivitete te rendesishme ne rajon.Shkrimi i letrave te interesit për donatorë potencial Nje ‘leter interesi’eshte nje leter prezantuese, te cilen Bordi drejtues i rrjetit e dergon tek donatori si nje hap i pare per te vendosur kontakte dhe per te ndertuar marredhenie. Ky eshte nje sinjal per donatorin qe ju jeni te interesuar per te marre fonde. Ju mund te sugjeroni nje leter interesi ne pergjigjen e nje ftese . Kujtohuni qe ne kete pike ju e keni bere kerkimin tuaj per donatorin dhe keshtu qe eshte e sigurt qe interesat e donatorit dhe te rrjetit te Mbijetuarve perputhen. Letra e Interesit perfshine: 1. Personin e sakte te kontaktit ne agjensine donatore – kontrolloni kush eshte n.q.s nuk jeni I sigurt16 17. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVE2. Nje prezantim te shkurter te Rrjetit te mbijetuarvej: cili jeni, cfare beni, ku jeni duke punuar dhe me ke? 3. Nje broshure, fletepalosje ose disa nga materialet e formave promocionale rreth organizates tuaj, ekperiencen dhe punen tuaj ne te kaluaren dhe planet tuaja per te ardhmen 4. Detajet e plota te kontaktit tuaj – adresa, telefoni, faksi, e-mail, emrat e kontaktit, etj. Donatoret duhet t’i kene te gjitha keto informacione per t’ju kthyer pergjigje nq..s eshte e nevojshme. 5. Nje pohim te qarte se perse ju keni kontakuar donatorin dhe cfare doni te arrini 6. Ndonje kerkese qe ju mund te keni per informacione plotesuese. Shembujt e kerkesave per informacion plotesues perfshijne: A perdor donatori cikel fondesh ne punen e tij ?Kur eshte koha me e mire/ afati I fundit kohor per te aplikuar per kete fond?A ka kosto qe donatori nuk I mbulon, p.sh. kostot operative ose te disa aktiviteteve te cilat nuk I mbeshtet per arsye te caktuara (ndoshta fetare etj.)?Cili eshte limiti I fondit?Sa do te zgjase procesi I aplikimit?7. Nje kerkese per te marre pjese ne nje mbledhjeTakimi me donatoret potencial Rrjeti do te organizoni mbledhje me donatorët e mundshëm. Eshte e domosdoshme për anëtarët e bor rendesishme qe te pergatiteni mire per mbledhjet qe do te organizoni. Me e mira eshte qe te ftoni donatorin tek zyra juaj ose tek vendi ku do te zbatohet projekti ne menyre qe donatori te kete nje pamje reale dhe te plote te vendit ku punoni dhe te tipit te punes qe ju beni. Pergatituni per t’iu pergjigjur pyetjeve qe donatori mund te kete. Perpiquni te mendoni qe me pare se cilat mund te jene keto pyetje.Prezantimi Bordi i Rrjetit mund te pergatite nje prezantim formal per donatorin. Kjo eshte nje menyre e mire per te prezantuar organizaten pasi paraqet punen e te gjithe grupit dhe tregon nje menaxhim te mire - dy gjerat me te rendesishme qe donatori mund te shikoje kur te vije puna per te dhene fonde. Kujtohuni qe ky mund te jete mundesia e vetme per t’i prezantuar personalisht idete tuaja donatorit, keshtu qe pergatituni mire, ne meyre profesionale dhe te qarte per cfare doni te arrini.17 18. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEPermbledhje e marreveshjeve Ne fund te cdo mbledhjeje dhe diskutimi qe ju do te keni me donatoret duhet te permblidhni marreveshjet dhe deklarimet me shkrim. Eshte e rendesishme qe Ne dhe donatori, pra qe te dyja palet, te jene te qarte ne cfare eshte rene dakort, dhe cili do te jete hapi tjeter qe duhet te ndiqni ne aplikimin per fonde. Teknikat e implementimit te Advokacise dhe lobimit per ngritjen e fondeve  Terheqja e vemendjes se zyrtarëve te zgjedhur  Perdorimi i Ditëve tëhenuara si 4 Prilli, 1 Gushti, 3 Dhejtori etje per te terhequr vemendejen  Paraqitja e problemeve ne Media/Perdorimi i medias se shkruar dhe asaj Sociale,  Mbajtja e kontakteve me instucione ligjvense dhe Ekzekutive Sekreatriatei Teknik i Aftesise se Kufizuar  Mbajtja e lidhjeve me zyrën përfaqësuese të zonës elektorale – Personat që merren me advokaci dhe lobim duhet të krijojnë lidhje afatgjata me përfaqësuesin parlamentar lokal. Kërkesa specifike për ngritjen e fondeve 1. Informacion sa më të përditësuar që reflekton nevojat e atyre që do të përfitojnë nga ky fond. 2. Deklarimin me shkrim të qëllimeve që i përkasin një kohe të shkurtër (1-3 vjecare) dhe n.q.s. është e mundur edhe deklarimin për plane më afatgjata (5 apo më shumë vjet). 3. Shprehje të qartë të rezultateve që doni të arrini me ane te fondeve te siguruara – këtu duhen përfshire synimet si në planin afatshkurtër ashtu edhe ate afatgjatë. 4. Emrat, rolet dhe përgjegjësitë e të gjithë atyre që përfshihen në programin/keshillin e e ngritjes së fondeve. 5. Një plan pune të detajuar për aktivitetet që do të zhvillohen, kush do t’i zhvillojë aktivitetet, kur do të kryhen dhe kush është pergjegjes per kryerjen e tyre. 6. Lista e detajuar të donatorëve dhe partnerëve të mundshëm me të cilet organizata ka interesa dhe qëllime të përbashkëta për të ardhmen. 7. Një përshkrim i qartë i menyres se përdorimit te fondeve , me shkrim, ku tregohet se si do të bëhet vlerësimin e sukseseve të programit të ngritjes së fondeve dhe se si do te kryhen ato. 8. Struktura organizative per menaxhimin e fondeve 9. Menyra e perdorimit te Medias per publikimin e aktiviteteve 10. Paraqitja e aktiviteteve në faqen e Internetit dhe ne face Book sapo ata ndodhin.18 19. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVEPlani i ngritjes se fondeve 2013 – 2020 Ky plan pasqyron aktivitetet e planifikuara për arritjen e synymeve të Rrjetit te mbijetuarve per ngritjen e fondeve. Plani eshte hartuar ne konsultime me vetë pjesmarresit e Rrjetit te mbijetuarve, anëtarët e Asamblesë dhe themeluesit e shoqates Alb –Aid. Permes tij eshte bërë lidhja e nje numëri të rezultateve të pritshme në një objektiv qendror dhe në të njëjtën kohë jane përshkruar aktivitete të mundshme kyçe për të arritur këto rezultate. Rezultatet dhe aktivitetet shoqëruese kyçe të listuara, nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një listë përfundimtare, pasi Plani strategjik eshte nje process i vashdueshem rishikimi dhe pershtatje me rrethanat konkrete.OBJEKTIVI AKTIVITETET KRYESOREPERGJEGJES AFATI1. Identifikimi dhe marrja e informacionitJanar-1-Krijimi idhe te dhenave per te gjithe rajonet ne I.AdemiQershorrrjetit telidhje me personat qe kane mbijetuar nga2013mbijetuarve neaksiedentet, minat dhe municionette gjithe Shqiperine2. Krijimi i data base me te dhena te hollesishme per çdo individ, te gjymtuar N. MujaPrill–nga minat, municionet dhe aksidentetQershor ‘133. Bashkepunimi dhe koordinimi i punes me organizatat jofitim prurese qe punojne J.KolaKorrik-me personat me aftesi te kufizuar dhe teshtator ‘13mbijetuarit ne te gjithe vendin.. 4.Hartimiinjememorandumiteperbashket midis OJF-ve që punojne me G. PalushiTetor 2013personat me aftesi te kufizuar dhe te mbijetuarit ne te gjithe vendin. 5.Pregatitjaedokumentacionitdhe B.OnuziNentor 2013legalizimi i rrjetit.19 20. 2013-20202-Bord[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH Ei 1. Rekrutimi i stafitRRJETIT TE MBIJETUARVEqe do te kordinoje Alb-AidDhjetor-trajnuar dhe i rrjetin e te knijetuarveJanar ‘14afte per lobimMars 2014dhengritje 2. Trajnim i stafit per gjetjen e fondeveAlb-AidfondeshPrill 2014 3. Caktimi i personave pergjegjes qe do te ndermarrin persiper zbatimin e planit per J.KolaPrill-gjetjen e fondeve.2013I.AdemiMajNe 4. Marrja e te dhenave per donatoretvazhdimesipotencial qe mund te mbeshtesin kete R.AdemiPrill 2013kadegori njerezish.e ne vazhdim5. Ndermarrja e nismavepër lidhjet me J.Kolarrjetet ndërkombëtare partnere. 3-Per çdo vit , 1. Marrja e informacionit per organizatat R.AdemiPrill-Majstafi i rrjetit te apo institucionet qe nxjerrin shpallje per2013 e nembijetuarvevazhdimpregatitgrante. treprojekt-2. Pregatitja e projekt propozimeve per J.Kolapropozime per grante (1 per çdo kater mujor) grante paktenNje projekt per çdo 4dheimplementon teR.Ademi3. Pjesmarrje aktive e anetareve te stafit I.Ademi dhe Bordi 1 ne konferenca, seminare dhe workshopemujor Neqe organizohen nga Komisioni Evropian, BordivazhdimesiOrganizatat nderkombetare dhe palet eprojekt2013-2018interesuara4-Marketingu i 1. Hapja e nje faqe interneti, interesante M.YmerajJanar-rrjetitMars 2014te dhe terheqese per rrjetin e te mbijetuarve.mbijetuarve dhegjetjasponsoreveNe e 2.Sensibilizimi i bisnesit, institucioneve, dhe donatoreve per nevojen e mbeshtetjes Alb-aid,20vazhdimesi 2013-2018 21. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH Ese kesaj shtrese te shoqerise..RRJETIT TE MBIJETUARVEJ.Kola I.Ademi1takim3. Organizimi i dy takimeve publike, perper çdo 6çdomuaj ,Majvitmemediandhedrejtuesite J.Kolabisnesit, pushteti vendor dhe donatoret I.Ademi–Tetorpotencial.2013-20184. Krijimi i anetaresise"MiqteJanartembijetuarve “dhe Inkurajimi i individëve J.Kola2014 e nepër të dhënë fonde bamiresie per familjet e I.Ademi,vazhdimesite mbijetuarve.Ne5.Publikimi emrave dhe organizatave dhe Bordi i Rrjetitvazhdimesidonatoreve qe kane dhene fonde per rrjetin 5-Rritet me 5 1. Mbledhja e emrave dhe adresave te e- R.Ademi anetare çdo vitmaileve te donatoreve potencial,kombetar V. KolaNumri idhe nderkombetar, si dhe perditesimi i tembështetësve2013 e nedhenave per çdo në vitvazhdimme fonde dhe kontribute per 2. Pregatitja dhe dergimi in je letre interesi J.Kola Rrjetin.dhekerkesepermbeshtetjetek10 M.YmerajMuaji Maj dhe tetor iorganizata potenciale per çdo vit.çdo 3. Organizimi i nje konference vjetore me J.Kola donatoretkryesoreqeveprojneviti2013-2018ne G.PalushiShqiperi, si dhe bisneset private , duke I.Ademi gjeturparaprakishtsponsorineMuajiketijTetor i çdotakimi. N.Mujaviti2014-4. Dhenia e çertifikatave te nderit ne prani Alb-Aid2018teDhjetormediasdhedergimiiletraveteper çdo vitmirnjohjes tek donatoret.2013-2018 1-. Organizimi i nje aktiviteti kulturor ne 6-Organiziminshkallekombetaremepjesmarressi N.Doklee dy eventeve artiste, vete te mbijetuarit nga minat dhe I.Ademi21Tetori çdo viti 22. 2013-2020 për[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH Epublikun, municionet.meRRJETIT TE MBIJETUARVEN.MujaqellimmbledhjenMuaji Prille 3. Organizimi i nje aktiviteti sportiv per tefondevembijetuarit.i çdo viti G.Palushi7-Organizimi I 1-Gjetja e sponsorit per manifestiminJ.KolaPrill-manifestimitM.YmerajqershorG.Palushi2013-2018I Ademi3kombetarne 2-Kordinimi me organizatat ne rrethe.diten nderkombetare3- Pregatitja e njoftimeve dhe AgjendesDhjetor2013-2018te PAK-ve 4-Pjesmarrjaerreth1000vetavene I.Ademimanifestimin e 3 dhjetoritG.Palushi8-Çdo vit, nje 1-Njoftimi ne media per nismenAlb-AidMuaji MajIniciativeBordi I Rrjetit2013-2018per 2- Pregatitja e agjendes dhe pjesmarrjes.mbrojtjen mjedisit rrjetie 3-Informimiibankavedhepushtetit I.Ademinga vendor ite 4-Pjesmarrjambijetuarveedrejtperdrejteetembijetuarve ne kete aktivitet.9-Çdo vit merr 1-Propozimi prane Keshillit Qarkut dhe Bordi I rrjetitMuajititullin Qytetar Bashkise KukesTetor–Dhjetorinderiose 2-PregatitjaJ.Kola emotivacionitdhe N.DokleQytetari i vitit argumentave bindes prane organeve teçdo vitinje donator i pushteti vendor.2013-2018rrjetitte 3-Dhenia e titujve ne prani te medias.mbijetuarve 10-Organizimi i nje koncerti 1- Pregatija e grupit artistikN.DokleMars –PrillartistikI.Ademi2013-2018jashte 2-Perzgjedhja e artistevevendit emigrantet shqiptare mbledhjenme 3-Gjetja e sponsorit per organizimin e N.Muja koncertit. per 4-Organizimi i Koncertit e 4-Mbledhja e fondeve per te mbijetuarit.fondeve22 23. 2013-2020[STRATEGJIA PER GJETJE FONDESH ERRJETIT TE MBIJETUARVE1-Sensiblizmi i komunitetit per rendesine 11-Organizmi i e dhenies se ndihmes “DitësAlb-Aidse 2- Organizmi i panairi me punimet e dores I.Ademibamiresisë”nga te mbijetuarit.Tetor 2013-2018Bordi i rrjetit3-Shkrimi i emrave ne nje projector te G.Palushi madh ne prani te medias dhe publikut. NenshkrimiiI individeve qe japin fonde ne nje veper arti 4-Vendosja e nje pllakatene nderim teemrave te sponsoreve  Referencat  Association of fundraising professionals: four easy steps to social media success  U.S. department of health and human services: fundraising strategies for challenging times  Association of fundraising professionals: taming the fear of fundraising costs More information at: http://projectignite.npowercharlotteregion.org.23


Comments

Copyright © 2024 UPDOCS Inc.