Makroekonomia slides

May 1, 2018 | Author: Anonymous | Category: Documents
Report this link


Description

MAKROEKONOMIA MAKROEKONOMIA PhD Candidate Luljeta Elezaj Shkurt 2015 1 Ligj. I HYRJE NË MAKROEKONOMI Mendimin makroekonomik: shkollat e ndryshme Konceptet kryesore makroekonomike Problemet ekonomike: çka, si dhe për kënd të prodhohet? GDP GDP dhe mirëqenia ekonomike 2 EKONOMIKSI: MIKROEKONOMIA & MAKROEKONOMIA EKONOMIKSI: Mikroekonomia Makroekonomia MIKROEKONOMIA - Sjellja e agjentëve individual ekonomikë MAKROEKONOMIA - Studimi i ekonomisë dhe agregateve në tërësi: produkti i përgjithshëm punësimi dhe papunësia inflacioni ciklet e biznesit, etj. 3 MENDIMI MAKROEKONOMIK: SHKOLLAT E NDRYSHME KLASIKE: punësimi (punëzënia) e plotë, përdorim i plotë i resurseve, ekuilibri i tregut. KEJNSIANE - mospërdorimi i plotë i resurseve ekonomike dhe ekuilibri ekonomik, papunësia, raporti papunësi - inflacion (trade-off). shkollat (mendimet) tjera ekonomike: - NEOKLASIKE - SHKOLLA E PRITJEVE RACIONALE - NEOKEJNSIANISTET 4 HYRJE NË MAKROEKONOMI Problemet ekonomike: - cka, si dhe për kënd të prodhohet? Kompleksiteti i organizimit të ekonomisë Mundësitë e prodhimit Kostoja oportune Rritja e kostos oportune Përdorimi i plotë i kapaciteteve Zhvendosja e kurbës nëpër vite Qarkullimi në ekonomi Konsumatorët, firmat, qeveria Roli i qeverisë në ekonomi 5 KONCEPTET KRYESORE MAKROEKONOMIKE GDP (Gross Domestic Product): real dhe nominal Rritja ekonomike (ritmi i rritjes së GDP-së) Inflacioni (ritmi i rritjes së çmimeve) Punësimi dhe papunësia Ciklet e biznesit (inflacioni, rritja ekonomike dhe papunësia) 6 OBJEKTIVAT KRYESORE MAKROEKONOMIKE DHE MJETET POLITIKE TË REALIZIMIT TË TYRE Funksionimi i tregut Nevoja për ndërhyrjen e shtetit Objektivat e qeverisë Punësimi i plotë Qëndrueshmëria e çmimeve Ritme të përshtatshme të rritjes afatgjate Zhvillimi i balancuar rajonal Bilanci i ekuilibruar i pagesave 7 ARRITJA OBJEKTIVAVE QEVERITARE Politika Fiskale Tatimet Shpenzimet qeveritare Politika Monetare Oferta monetare dhe roli i Bankës Qëndrore Politika e të Ardhurave Politika mbi pagat, dhe Politikat mbi çmimet Politikat e Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë Politikat tregtare Politikat valutore Koordinimi i politikave të brendshme makroekonomike 8 PRODUKTI I PËRGJITHSHËM Produkti i përgjithshëm si tregues sintetik i aktivitetit ekonomik Mjet testues për të parë nëse janë arritur objektivat e caktuara Përdoret për të bërë krahasime me vendet tjera 9 PROBLEMET NË LLOGARITJEN E GDP-së Problemi i agregimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme Problemi i rritjes së çmimeve që mund të shpie në konkludimin se është rritur GDP Pamundësia për të përfshirë përmirësimin e cilësisë dhe rënjen e çmimit (p.sh. rasti i kompjuterëve) 10 MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM Ekzistojnë mënyra të ndryshme të matjes së Produktit të Përgjithshëm pra edhe të GDP-së. Mënyrat e matjes së produktit të përgjithshëm mund të përmbledhen me sa vijon: Mënyra e Prodhimit Mënyra e Shpenzimeve Mënyra e të Ardhurave 11 MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM 1) MËNYRA E PRODHIMIT: Duke mbledhur vlerën e të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare Përdoren të gjitha mallrat dhe shërbimet përfundimtare Ose përdoret koncepti i vlerës së shtuar Stadet apo fazat e prodhimit Vlera e transaksionit (ne € për çdo 100 kg bukë) Vlera e shtuar (ne € për çdo 100 kg bukë) Fermerët e grurit ia shesin grurin fabrikës së miellit 1000 1000 Fabrikanti i miellit e përpunon grurin në miell dhe ia shet atë prodhuesit të bukës 2100 1100 Prodhuesi i bukës ua shet bukën konsumatorëve 4000 1900 I gjithë procesi i prodhimit 7100 4000 12 MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM 2) MËNYRA E SHPENZIMEVE: Sipas kësaj mënyre, vlera e produktit të përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha shpenzimet e subjekteve të ndryshme për blerjen e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare: E = C + I + G + NX E  Shpenzimet Kombëtare C  Konsumi I  Investimet G  Shpenzimet Qeveritare N  Eksporti Neto 13 MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM 3) MËNYRA E TË ARDHURAVE Realizohet duke mbledhur të ardhurat e të gjithë zotëruesve të faktorëve të prodhimit Kompenzimet e punënjësve (pagat, etj.) Të ardhurat e firmave jo aksionare Të ardhurat e individëve nga renta Të ardhurat korporative (para taksave) Interesi neto 14 DISA IDENTITETE KRYESORE MAKROEKONOMIKE Duke supozuar se ekonomia është e mbyllur (pra nuk kemi sektor të jashtëm: import dhe export) dhe duke abstrahuar shpenzimet qeveritare atëherë: Y = C + I (1) Duke supozuar se Y=YD, atëherë: Y = C + S (2) Duke kombinuar këto dy ekuacione kemi: C + I = Y = C + S (3) I = S (4) Kur shtohet sektori qeveritar dhe sektori i jashtëm: Y = C + I + G + NX (5) dhe YD = Y + TR – TA (6) Poashtu dimë se: YD = C + S (7) 15 DISA IDENTITETE KRYESORE MAKROEKONOMIKE Kombinimi i barazimeve (6) dhe (7): C + S = YD = Y + TR – TA (8) dhe C + YD – S = Y + TR – TA – S (9) Nëse zëvendësojmë C në ekuacionin (5) Y = C + I + G + NX (Y + TR – TA – S) + I + G + NX Marrim diferencën në dy anët e barazimit të mësipërm: (Y + TR – TA – S) + I + G + NX – Y = 0 dhe do të kemi TR – TA – S + I + G + NX = 0 dhe S – I = (G + TR – TA) + NX = 0 (10) Shprehja (G + TR – TA) përfaqëson deficitit buxhetor. Nëse S=I atëherë: (G + TR – TA) = - NX (11) Pra deficiti buxhetor është i barabartë me deficitin e tregtisë së jashtme (importin neto). 16 PRODUKTI KOMBËTAR & MIRËQENIA EKONOMIKE Mirëqenia ekonomike si objektiv përfundimtar Si të matet mirëqenia? Si të merret në konsiderim ndotja e ambientit që rezulton nga prodhimi më i madh i produkteve? Sipas produktit të përgjithshëm? Shpërndarja e produktit (kurba e Gini coefficient) Koha e lirë dhe mirëqenia ekonomike Problemi i matjes së mirëqenies pasi njerëzit kanë preferenca të ndryshme 17 Ligj. II KËRKESA AGREGATE, OFERTA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Konceptin e kërkesës & ofertës agregate  Kërkesa & oferta agregate: afatshkurtër, afatgjatë, faktorët përcaktues, etj.  Ekuilibri makroekonomik 18 KËRKESA AGREGATE, OFERTA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK Korniza makroekonomike dhe faktorët që ndikojnë në të Nevoja për modelim të lidhjeve në mes të faktorëve makroekonomikë Modeli kryesor është modeli i kërkesës dhe ofertës agregate 19 Niveli i Çmimeve Autputi Kombetar AS AD Pe KËRKESA AGREGATE DHE OFERTA AGREGATE P Q Qe E 20 KËRKESA AGREGATE (AD) DHE FAKTORËT E SAJ Kuptimi i Kërkesës Agregate (AD) Komponentët e AD: AD = C + I + G + NX Kurba e AD paraqet lidhjen në mes të GDP-së real dhe nivelit të çmimeve Konsumi komponent kryesor i AD Kur rritet çmimi, konsumatorët blejnë më pak mallra dhe shërbime Investimet: ndikimi nga faktorët e jashtëm Shpenzimet qeveritare: blerjet e mallrave dhe shërbimeve nga qeveria NX = (Ex – Im) 21 KËRKESA AGREGATE (AD) DHE FAKTORËT E SAJ Lëvizjet nëpër kurbën AD dhe zhvendosja e kurbës AD Faktorët ekzogjen dhe endogjen Ndryshimi në nivelin e çmimeve dhe pasojat në AD Efekti i bilanceve reale (PBrAD) Efekti i normave të interesit (PBrKërkesa për pararIAD) Efekti i tregtisë së jashtme (PExImAD) 22 KËRKESA AGREGATE (AD) DHE FAKTORËT E SAJ Ekonomistët pajtohen për formën e AD Mospajtimet kanë të bëjnë në lidhje me faktorët që ndikojnë këtë Monetaristët supozojnë që AD ndikohet nga oferta monetare Disa ekonomistë tjerë janë të mendimit se AD ndikohet nga C, I, G dhe NX AD manipulohet (ndryshohet) duke ndryshuar shpenzimet autonome AD ndikohet edhe nga faktorë të ndryshëm varësisht prej konjukturës ekonomike 23 OFERTA AGREGATE (AS) DHE FAKTORËT E SAJ Definimi i Ofertës Agregate (AS) AS në periudha afatshkurtra dhe afatgjate Këto periudha dallohen bazuar në ndryshimin e pagave dhe çmimeve Ndryshimi në Çmime Paga Periudha Afatshkurtura PO JO Periudha Afatëgjata PO PO 24 OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA AFATSHKURTERA AS në periudha afatëshkutëra priret pozitivisht Arsyet: Çmimet më të larta nxisin firmat të ofrojnë më shumë Rritja e nivelit të prodhimit, rrit koston dhe kështu çmimet rriten Produkti potencial (Pp): kapaciteti prodhues i ekonomisë Sjellja pagë - çmim Grafiku 14.4 ( është paraqitur në faqen tjetër) Kur AS < Pp  produkti rritet pa u rritur çmimet AS është horizontale sepse pagat janë fikse dhe kostoja e prodhimit nuk rritet me rritjen e prodhimit Klasikët dhe kejnsianët dhe AS 25 OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA AFATSHKURTERA 26 OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA AFATGJATA AS në periudha afatëgjata priret vertikalisht (grafiku 14.5 - në faqen tjetër) Në periudha afatgjata, Pp=Pa Kështu firmat nuk mund të rrisin ofertën por vetëm çmimet Në periudha afatëgjate, si pagat ashtu edhe çmimet janë fleksibile Zhvendosja e AS (grafiku 14.6 -në faqen tjetër) Rritja e pagave Çmimet e inputeve ndikojnë njëjtë sikur pagat Rritja e produktivitetit Goditja e AS (pozitive dhe negative) Pritjet për inflacionin (inflacioni i lartë rritë papunësinë  zhvendos AS majtas) 27 OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA AFATGJATA 28 EKUILIBRI MAKROEKONOMIK Ekuilibri makroekonomik arrihet kur AD=AS Definimi i ekuilibrit (Shih figuren 14.7) Në pikën E: AD=AS Kur P=P1: Sasia e ofruar (S1) është më e madhe se sasia e kërkuar (D1), pra ka tepricë të ofertës (S1 – D1) Jo medoemos sasia e ofruar është e barabartë me produktin potencial, prandaj ekuilibri mund të jetë i qëndrueshëm por jo i dëshirueshëm P.sh. papunësi ose inflacion, etj. 29 EKUILIBRI MAKROEKONOMIK MODELI KLASIK Grafiku 14.8 Në pikën A: AD=AS Për ilustrim le të supozojmë se AD atëherë: AD do të zhvendoset majtas (AD’) Shpenzimet totale bien nga A në B Oferta e tepërt ulë çmimin Pagat bien dhe nxisin firmat të rrisin prodhimit Kthimi në ekuilibër në pikën C me nivel më të ulët të çmimeve Pp=Pa dhe politikat ekonomike ngrisin vetëm çmimin Kritikat: përshtatja e shpejtë pagë-çmim e pamundur dhe punëzënia nuk është e plotë 30 EKUILIBRI MAKROEKONOMIK MODELI KEJNSIAN Grafiku 14.9 Në periudha afatëshkurtra pagat janë të ngurtësuara Prandaj AS priret lartë ose është horizontale për sa kohë që GDP real < GDP potencial Kështu nga pika A lëvizet në pikën B me nivel më të lartë të prodhimi (por edhe me çmime më të larta) Konkluzionet: Ekonomia është në ekuilibër edhe kur u>0 Politikat ekonomike janë efektive 31 Ligj. III KONSUMI DHE INVESTIMET Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Konceptin e konsumit dhe kursimit  Te ardhurat e disponueshme dhe funksioni i konsumit  Faktorët përcaktues të konsumit & investimeve 32 KONSUMI DHE INVESTIMET Konsumi përbën elementin më me peshë të kërkesës agregate (AD) kurse investimet elementin më të ndryshueshëm dhe kështu ndikojnë në mënyrë përcaktuese si në përmasat ashtu edhe sjelljen e tyre Edhe njëra edhe tjetra, në përgjithësi, janë në funksion të ardhurave të disponueshme (YD) 33 RËNDËSIA E KONSUMIT NË EKONOMI Konsumi konsiston në mallra që përdoren për të nxjerrë dobi korente Pesha e konsumit në vendet e industrializuara arrin mbi 65% në GDP dhe si rrjedhoj mund të thuhet se konsumi është element kryesor i GDP-së Mos harroni: AD = C + I + G + NX Konsumi i mallrave afatëgjate Konsumi për mallra të ndryshme Shpenzimet për të mira elementare 34 KONSUMI DHE KURSIMI Të ardhurat e disponueshme (YD) janë faktorë përcaktues të konsumit (C) dhe kursimit (S) Të ardhurat e disponueshme (YD) Konsumi (C) Kursimi (S) 250 210 40 200 170 30 150 130 20 100 90 10 50 50 0 0 10 -10 C - Konsumi S - Kursimi MPC - Prirja margjinale për konsum MPS - Prirja margjinale për kursim 35 KONSUMI DHE KURSIMI Prirja Marxhinale për Konsum (MPC) – Pjerrësia e kurbës së konsumit që shpreh shtesën e konsumit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (YD) Prirja Marxhinale për Kursim (MPS) – Pjerrësia e kurbës së kursimit që shpreh shtesën e kursimit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (YD) Prirja Mesatare për Konsum (APC) – Prirja mesatare për konsum e cila del si rezultat apo raport midis konsumit total dhe të ardhurave të disponueshme (YD). APC=C/YD Shënim: APC ndryshon varësisht prej nivelit të konsumit ndërsa MPS është konstante C + S = YD MC + MS = MYD MPC + MPS = 1 APC=C/YD Shembull: APC=50/50=1 APC=90/100=0.9 MPC=4/5 pjerrtësia e kurbës së kursimit Legjenda: MC - Konsumi Marxhinal MS – Kursimi Marxhinal APC – Prirja Marxhinale për Konsum MYD – Të Ardhurat e Disponueshme Marxhinale 36 FAKTORËT PËRCAKTUES TË KONSUMIT Të ardhurat e disponueshme (YD) përcaktues kryesor, por jo i vetmi Pasuria dhe ndikimi në konsum Shënim: Nga analizat teorike por edhe nga vrojtimet empirike është konstatuar se konsumi varet edhe nga pritjet për të ardhurat, çmimet, taksat, etj. Shembull: Dy periudha dhe të ardhurat Yt dhe Yt-1 37 FAKTORËT PËRCAKTUES TË KONSUMIT Milton Friedman: Teoria e të ardhurave permanente Cp=kYp, ku k=MPC=APC Sipas Fridmanit të ardhurat aktuale mund të jenë më të mëdha ose më të vogla se të ardhurat permanente prandaj diferencën ai e quan të ardhura tranzitore Yt: Y=Yp+Yt Shënim: Të ardhurat tranzitore përfaqësojnë ngritjen apo rënien e papritur të të ardhurave (të pavarur nga të ardhurat permanente) Për periudha afatgjata: Y=Yp, dhe Yt=0 Nga ana e konsumit: C=Cp+Ct Për periudha afatgjata: C=Cp, dhe Ct=0 Duke marrë parasysh elementet e mësipërme atëherë sipas teorisë së të ardhurave permanente: Cp=kYp ose C = kYp 38 INVESTIMET DHE DEFINIMI I TYRE DEFINIMI - në kuptimin rigoroz ekonomik: atëherë kur krijohet kapital i ri real, pra kur shtohet stoku i mallrave të prekshme kapital: makineri dhe pajisje, ndërtesa dhe shtesë inventari (lëndë e parë, prodhimi në proces, produkt i gatshëm, etj.) ROLI MAKROEKONOMIK I INVESTIMEVE  Zë me peshë në shpenzimet totale  Investimet influencojnë produktin total (kurba e mundësive të prodhimit) 39 FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE Norma e interesit si përcaktues i investimeve Analiza mikroekonomike: Investimi është profitabil kur norma e fitimit është më e madhe se norma e interesit Kosotja e investimeve dhe vlera e tanishme neto e përfitimeve Shiko tabelën 15.2 dhe grafikun 15.7 (të paraqitura në faqen tjetër) Kur i=10%, atëherë: I = 2 + 5 + 8 + 8 + 5 = 28 Kur i=5%, atëherë: I = 2 + 5 + 8 + 8 + 5 + 10 + 15 = 53 Sensitiviteti i investimeve ndaj normës së interesit I = f(i) ir = in – norma e inflacionit 40 FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE 41 FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE TEORIA E AKSELERATORIT Niveli i investimeve varet varet nga ndryshimi në nivelin e të ardhurave It = v(Yt – Yt-1) GI = v(Yt – Yt-1) + Rt Shënim: Kufizim i “Teorisë së Akseleratorit” është supozimi se nuk ekzistojnë kapacitete të lira dhe se çdo rritje në kërkesë shpien në rritje të investimeve Legjenda: It - investimet neto në periudhën korrente Yt – të ardhurat kombëtare në periudhën korrente Yt-1 – të ardhurat kombëtare në periudhën e mëparshme V – një konstante që njihet si “akselerator” GI – investimet bruto Rt – amortizimi 42 FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE KUFIZIMET E TEORISË SË AKSELERATORIT: Roli i pritjeve dhe ndikimi në investime Pra: I = f(i, Yt – Yt-1, E) Vonesa në reagim ndaj rritjes së kërkesës I = f(i, Yt-1 – Yt-2, E) Ndikimi i taksave në investime Politika monetare Politika fiskale (taksat) Klima e përgjithshme për investime 43 Ligj. IV SHPENZIMET DHE TË ARDHURAT Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Konceptin e Shpenzimeve dhe të Ardhurave  Multiplikatorin i Shpenzimeve  Multiplikatorin i Politikës Fiskale  Multiplikatorin i Ekonomisë së Hapur 44 SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI Në thelb, modelet makroekonomike, klasike dhe kejnsiane (neoklasike & neokejnsiane) synojn të shpjegojnë kushtet ekuilibrit makroekonomik si dhe faktorët që përcaktojnë atë. Modeli Klasik: GDP aktual përcaktohet, si në periudha afatshkurtra ashtu edhe në periudha afatgjata nga produkti potencial. Manipulimi nga qeveria me elementet e shpenzimeve agregate do të ndryshonte (sipas kësaj pikëpamje) jo në nivelin e produktit aktual por vetëm nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Modeli Kejnsian: Mundësia e ndikimit në përmasat e produktit aktual të ekuilibrit me anë të ndikimit në elementet e ndryshëm të shpenzimeve agregate:  Të ardhura - shpenzime (konsum plus investime)  Kursim - investime 45 SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI Të dy modelet e përmendura bazohen në një varg supozimeve: Pagat dhe çmimet supozohen fikse: prodhuesit do të përgjigjen me sasinë e prodhuar por jo edhe me ndryshimin e çmimeve Abstrahohet tregu i parave Konsumi (C) dhe kursimet (S) janë të lidhura pozitivisht me të ardhurat dhe për thjeshtësi këto lidhje supozohen si lineare Investimet (I) dhe shpenzimet qeveritare (G) supozohen të pavarura (nga të ardhurat) Taksat të pavarura nga variablat ekonomikë Eksportet janë autonome, ndërsa importet të varura nga të ardhurat Abstrahohet rritja ekonomike – pajtohet me faktin se modeli operon vetëm në periudha afatshkurtra 46 SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI Sipas modelit të ardhurat - shpenzimet, ekuilibri makroekonomik (E) arrihet kur: PE = YE = AE Pra: PE = AE = GDP real Shënim: Megjithatë duhet të kihet parasysh se shpenzimet faktike nuk janë gjithmonë të barabarta me shpenzimet e planifikuara. Në ndër arsyet e këtij mosbarazimi është ndryshimi i inventarit të firmave. Firmat mund të përfundojnë më shtesa apo pakësimi të padëshiruar inventari. Legjenda: PE – Shpenzimet e planifikuara YE – Të ardhurat e planifikuara AE – Shpenzimet faktike 47 SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI AD jepet si: AD = C + I + G + X - Im AS ose të ardhurat totale: Y = C + S + TA Në ekuilibër: AD = Y C + I + G + X-Im = C + S + TA dhe I + G + X = S + TA + Im (1) (HYRJET) = (DALJET) 48 SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI Nëse lëmë mënjanë G, X, Im, dhe TA Nën kushtet e tilla barazimi (1) do të merr formën: I = S  Ekuilibri (2) 49 MULTIPLIKATORI I SHPENZIMEVE Përkufizimi: Një ndryshim fillestar në shpenzimet autonome të planifikuara shkakton një varg ndryshimeve, të shumëzuar tek produkti i përgjithshëm i ekuilibrit. Numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit fillestar quhet multiplikator (s). Multiplikatori mund të llogaritet si raport i ndryshimit në GDP real me ndryshimin e shpenzimeve të pavarura: Ndryshimi në GDP real MULTIPLIKATORI = ---------------------------------------------------- Ndryshimi në shpenzimet e pavarura 50 MULTIPLIKATORI I SHPENZIMEVE: SHEMBULL PËR DISKUTIM Të supozojmë se firmat rrisin shpenzimet e tyre për investime për 1milion € Gjithashtu supozojmë se MPC=2/3 Çka do të ndodh?: Investimet rrisin GDP për 1 milion € dhe këto janë të hyra për prodhuesit e makinave, të cilët i konsumojnë sipas MPC... _____________________________________________________ 1 x 1 milion € = 1.00 milion € 2/3 x 1 milion € = 0.66 milion € (2/3)2 x 1 milion € = 0.44 milion € (2/3)3 x 1 milion € = 0.29 milion € . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . _____________________________________________________ 1/(1-2/3) x 1 milion € = 3 milion € ________________________________________________________________________________________________________ Multiplikatori 1/(1-MPC) 51 MULTIPLIKATORI I POLITIKËS FISKALE Politika fiskale (që konsiston në shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime): G, TA, TR G=>GDP, por TA=>GDP Shembull: PE = C + I + G Sg=1/(1-MPC) Legjenda: Sg - Multiplikatori i shpenzimeve qeveritare TA – Taksat TR – Pagesat transferuese PE – Shpenzimet e planifikuara 52 MULTIPLIKATORI I POLITIKËS FISKALE Multiplikatori i taksave St = MPC x Se = MPC x 1 / (1-MPC) St < Se Sepse: YD = Y + TR - TA YD = C + S 53 MULTIPLIKATORI TAKSAVE - SHPENZIMEVE (DISA KRAHASIME) Multiplikatori i taksave ndryshon në dy pikëpamje nga multiplikatori i shpenzimeve: Multiplikatori i taksave shpreh lidhje negative në mes të ndryshimit të taksave dhe ndryshimit në GNP përderisa multiplikatori i shpenzimeve shpreh lidhje pozitive Multiplikatori i taksave është më i vogël se multiplikatori i shpenzimeve. Shkaku qëndron tek efekti fillestar i ndryshimit të taksave në shpenzimet për konsum pra edhe në GDP përderisa efekti fillestar i ndryshimit të shpenzimeve të pavarura reflektohej në masë të plotë si ndryshim i GDP Efektet sekondare: nuk ka ndryshime të theksuara dhe në përgjithësi mund të flasim për efekte të njëjta sekondare si në rastin e multiplikatorit të taksave dhe atë të shpenzimeve 54 MULTIPLIKATORI I EKONOMISË SË HAPUR Shpenzimet e përgjithshme të planifikuara: TPE = C + I + G + NX Në të majtë të E: X>Im (ekonomia në zgjërim) Në të djathtë të E: X (3 + 4) => papunësia rritet Nëse: (2 + 5) < (3 + 4) => papunësia zvogëlohet 87 DINAMIKA E TREGUESVE TË TREGUT TË PUNËS 88 LLOJET E PAPUNËSISË PAPUNËSIA E FËRKIMIT (FRIKSIONALE)  rezulton nga lëvizja e njerëzve prej një punë në tjetrën, prej një regjioni në tjetrin, etj. PAPUNËSIA STRUKTURORE paraqitet kur oferta dhe kërkesa për punë nuk përputhen Imobiliteti profesional (mungesa e gatishmërisë dhe vështërsitë për të braktisur profesionet e vjetra dhe përvetësimin e profesioneve të reja) Imobiliteti gjeografik (mungesa e gatishmërisë dhe vështërsitë lidhur me largimin nga rajonet depresive për arsye sociale, ekonomike, etj.) PAPUNËSIA CIKLIKE rezulton kur në përgjithësi kërkesa për punë është e ulët PAPUNËSIA SEZONALE  lidhet me karakterin stinor të prodhimit/shërbimeve: industria e ndërtimit, turizmit, shërbimet e ndryshme, etj. 89 SHKAQET E PAPUNËSISË Ekzistojnë mospajtime në mes të ekonomistëve rreth shkaqeve të papunësisë Oferta për punë është relativisht jofleksibile (inxhinierë, infermierë, etj.) Çmimi i punës (paga) është më pak fleksibile se çmimet tjera Ngurtësia e pagave: papunësia e detyruar Pagat fleksibile: papunësia vullnetare 90 NORMA NATYRORE E PAPUNËSISË Norma Natyrore e Papunësisë (NNP) – është një ndër konceptet kryesore të teorisë se tregut të punës Definicioni: Norma Natyrore e Papunësisë (NNP) është ajo normë papunësie në të cilën tregjet e punës dhe të mirave janë të balancuara. Pra, NNP është ajo normë e papunësisë, në të cilën forcat influencuese të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara. NNP nuk është kurrë zero – edhe kur ekonomia funksionon në punëzënje të lartë, një numër i caktuar individësh në moshë pune do të jenë të papunë NNP është e lidhur ngushtë me inflacionin – shoqëria do të preferonte në papunësi të ulët por jo aq të ulët sa të rrezikonte përshpejtimin e inflacionit. Masat e mundshme që mund të merren për të reduktuar NNP:  Përmirësimi i shërbimit të tregut të punës, e në veçanti të informacionit  Krijimi i vendeve të reja të punës nëpërmjet rritjes së shpenzimeve qeveritare  Programet e ndryshme qeveritare (sigurimet e papunësisë, caktimi i pagës minimum) të hartohen në atë mënyrë që punëtorët të nxiten për të gjetur punë, etj. 91 TREGU I PUNËS DHE PAPUNËSIA GJATË TRANZICIONIT Ndryshimet kryesore në tregun e punës gjatë tranzicionit janë: Ndryshimi i ofertës për punë Rialokimi i forcave të punës në mes të sektorëve Rritje e papritur e papunësisë në nivele dyshifrore Njohuritë për punë bëhen të papërdorshme Të ardhurat nga një vit më shumë përvojë bien gjatë tranzicionit 92 POLITIKAT E TREGUT TË PUNËS GJATË TRANZICIONIT Qeveria duhet të gjejë një balancë në mes të: reduktimit të intervenimit të shtetit në ekonomi të trashëguar nga sistemi i mëparshëm dhe lejimit të veprimit të lirë të tregut sigurimit të një politike sociale që do të siguronte përkrahje për procesin e tranzicionit Masat kundër papunësisë: Politikat pasive të tregut të punës (beneficionet për të papunët) Politikat aktive të tregut të punës (trajnimet, subvencionet, etj.) 93 Ligj. VIII RAPORTI: PAPUNËSI – INFLACION Në këtë kapitull do të njiheni me:  Arsyet pse papunësia bashkë me inflacionin paraqesin dy problemet kryesore makroekonomike  Burimet e inflacionit (inflacioni: inercial, nga kërkesa dhe nga kostoja)  Ndërlidhjen në mes të inflacionit dhe papunësisë  Kurbën e Philipsit (në periudha afatshkurta dhe periudha afatgjata) 94 BURIMET E INFLACIONIT Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë dy nga objektivat qendrore makroekonomike të secilës qeveri Ekzistojnë mendime të ndryshime lidhur me shkaqet /burimet e inflacionit Për diskutim veçojmë:  INFLACIONI INERCIAL  INFLACIONI NGA KËRKESA  INFLACIONI NGA KOSTOJA 95 INFLACIONI INERCIAL Inflacioni inercial ndryshe quhet inflacioni i parashikueshëm ose i pritshëm përderisa norma e inflacionit është e qëndrueshme (inerciale) dhe se në ekonomi nuk ndodhin ndryshime të rëndësishme në anën e kërkesës apo ofertës Norma e inflacionit është e pritshme dhe e qëndrueshme Natyra inerciale me inflacionin lidhet me pritjet e agjentëve ekonomik (Teoria e Pritjeve Racionale/Theory of Rational Expectations – Robert Lukas dhe të tjerët) Pagat në të ardhmen përshtaten ndaj ritmit të rritjes së çmimeve në periudhën e tanishme 96 INFLACIONI NGA KËRKESA Inflacioni nga kërkesa rezulton nga një rritje e kërkesës agregate (AD), në kushtet kur oferta agregate (AS) nuk ka ndryshuar. Ndër faktorët që shpiejnë në rritjen AD janë: Rritja në ofertën e parasë Rritja e shpenzimeve qeveritare (G) për të blerë mallra dhe shërbime 97 INFLACIONI NGA KËRKESA Fig 20.1: Inflacioni nga kërkesa Paraqitja grafike: Modeli i ekuilibrit makroekonomik AD=AS Kur AD , kurba e AD zhvendoset djathtas - lartë nga poziconi fillestar AS mbetet e pandryshuar Në S-T kemi  të AS dhe çmimeve kurse në L-T kemi vetëm  të çmimeve, Kjo shpie në  e pagave duke i dhënë impuls të ri së mëtejme të çmimeve: 98 INFLACIONI NGA KËRKESA Spiralja Çmim – Pagë - Inflacion: Pasi kjo rritje e çmimeve ka ardhur si rezultat i rritjes së AD, inflacioni si burim ka rritjen e kërkesës Kur u është nën nivelin natyror => kemi mungesë të punës => pagat rriten => AS zhvendoset lartë - majtas ndaj pozicionit të saj fillestar. Nëse nuk ka ndryshim në AD, ekuilibri i ri është aty ku pritet SAS1 me AD1 Analizojmë: Fig 20.2: Rritja e shkallëzuar e inflacionit & Fig 20.3: inflacioni i vazhdueshëm nga kërkesa 99 INFLACIONI NGA KOSTOJA Shfaqet kur rriten çmimet si pasojë e rritjes së kostos (shpenzimeve - çmimeve të lëndëve të para) Inflacioni nga kostoja, gjithashtu, ndodh si rezultat i këtyre faktorëve: Një rritje më e madhe në pagë se sa në produktivitetin e punës Një rritje në kursin e këmbimit të monedhës (zhvlerësim i monedhës) duke rritur kështu çmimin e materialeve të importuara Një rritje në çmimin e materialeve të importuar për shkaqe të faktorëve të jashtëm (OPEC 1973) Rritjes së taksave indirekte 100 INFLACIONI NGA KOSTOJA Analizojmë - Fig. 20.4: Inflacioni nga kostoja Kurba AS zhvendoset lartë - majtas nga pozicioni fillestar Kjo ndodhë edhe atëherë kur GDP aktual < GDP potencial Kur GDP aktual < GDP potencial dhe kemi inflacion nga kostoja atëherë kemi rritje edhe të papunësisë. Gjendja ekonomike me papunësi të lartë dhe inflacion quhet stagflacion 101 RAPORTI PAPUNËSI – INFLACION: KURBA E PHILIPSIT Kurba e Philipsit paraqet modelin teorik për analizimin e këtij raporti Qeveria duhet të luftojë si papunësinë ashtu edhe inflacionin Cili është raporti papunësisë – inflacioni, apo thënë ndryshe ç’ndodh me inflacionin kur qeveria lufton papunësinë ose anasjelltas? Ekonomisti Arthur Philips ka mbledhur të dhëna për vitet 1861-1957 për të parë se kush e përcakton pagën dhe inflacionin Arthur Philips gjeti një lidhje negative në mes të papunësisë dhe inflacionit Kjo lidhje negative ka tërhequr vëmendjen e hartuesve të politikave makroekonomike, Dilema është shfaqur në lidhje me atë kush të luftohet më parë: inflacioni apo papunësia? Figura 20.5: Kurba e Philipsit 102 KURBA E PHILIPSIT: NË PERIUDHA AFATSHKURTA Në periudha afatshkurtra (S-T), Kurba e Philipsit paraqet lidhjen inflacion - papunësi atëherë kur kemi normë konstante të inflacionit të pritshëm dhe normë konstante natyrore të papunësisë Kur inflacioni inercial ndryshon, atëherë kemi zhvendosje të Kurbës së Philipsit 103 KURBA E PHILIPSIT: NË PERIUDHA AFATGJATA Kurba e Philipsit në periudha afatgjata (L-T) paraqet lidhjen inflacion-papunësi atëherë kur inflacioni aktual është i barabartë me normën e pritshme të inflacioni, Kurba e Philipsit në L-T është inelastike (vertikale) Kurba e Philipsit në L - T përbëhet nga shumë kurba të S-T Periudha 1: Ekonomia gjendet në pikën A, nuk kemi shok. Periudha 2: Ekspansion ekonomik =>  u =>  pagat =>  çmimet =>  inflacioni => ekonomia lëviz në pikën B. Inflacioni i pritshëm nuk ndryshon. Periudha 3: Me rritjen e inflacionit, firmat dhe punëtorët fillojnë t’i ndryshojnë pritjet e tyre duke parashikuar inflacion më të lartë. Kurba e Philipsit zhvnedoset lartë, kur për çdo u kemi një normë më të lartë të inflacioni (Pikat B dhe C kanë u të njëjtë, por për pikën C inflacioni është më i lartë). Periudha 4: Për shkak të politikave makroekonomike dhe përshtatjeve të firmave dhe punëtorëve ndaj një normë më të lartë të inflacioni, ekonomia lëviz në pikën D. Fig. 20.7: Kurba e Philipsit në periudha afatgjata 104 KURBA E PHILIPSIT: NË PERIUDHA AFATGJATA Konkluzioni: Krahaso pikat A dhe D: Në pikën A: u është në nivelin natyror të saj dhe inflacioni është i ulët Në pikën D: u është e njëjtë si në pikën A por inflacioni i pritshëm është më i lartë Në të dy pikat GDP real është i njëjtë. Kur u është nën normën natyrore të saj => çmimet dhe pagat tentojnë të rriten. Kjo quhet hipoteza e normës natyrore të papunësisë. Spiralja nuk ndalet për sa kohë që u  norma natyrore e papunësisë, Dy përfundime të rëndësishme nga teoria e normës natyrore të papunësisë: Qeveria nuk mund ta çojë u nën normën natyrore pa shkaktuar inflacion Kurba e Philipsit tregon se qeveria duhet të zgjedh në mes të inflacionit dhe papunësisë dmth ka trade-off në mes të inflacionit dhe papunësisë 105 Ligj.IX PARAJA DHE SISTEMI BANKAR Në këtë kapitull do të njiheni me:  Konceptin e parasë  Funksionet e parasë  Komponentet e ofertes monetare  Ofertën dhe kërkesën për para  Lidhja në mes të ofertës monetare dhe normës së interesit  Bankat, llojet dhe procesi i krijimit të parasë 106 KONCEPTI I PARASË: HYRJE DEFINIMI: Çdo objekt standard dhe përgjithësisht të pranuar që përdoret si mjet këmbimi ose pagese ZANAFILLA E PARASË: Evoluimi i ekonomisë Rritja e volumit të mallrave të prodhuara Këmbimi mall – mall (tramba) Koincidenca e dyfishtë - shpreh përputhjen e plotë për llojin dhe sasinë e mallrave që duan të këmbejnë dy prodhues Problemet rreth gjetjes së vlerës së njëjtë Kalimi në përdorimin e një malli të caktuar për të këmbyer të gjitha mallrat tjera Rolin e parasë e kanë luajtur: bagëtia, bakri deri tek ari e argjendi 107 KONCEPTI I PARASË: HYRJE KARAKTERISTIKAT E PARASË Që një mall i caktuar të përdoret si para ai duhet ti gëzoj disa veti: Të jetë i transportueshëm Të jetë i ruajtshëm Të jetë i ndashëm në pjesë të vogla I sigurt nga falsifikimi PARAJA LETËR Zëvendësuese e parasë mall Zanafilla (historiku) Mbulesa në ari Ndërhyrja e një autoriteti (shteti) - para e dekretuar PARAJA BANKARE OSE ÇEÇET BANKARE Shërbejnë si mjet këmbimi apo pagese 108 FUNKSIONET E PARASË FUNKSIONI SI MJET KËMBIMI - është funksioni kryesor i parasë. Nëpërmjet tij ajo luan rolin e një lubrifikuesi që zbut dhe lehtëson funksionimin e ingranazheve të shumta dhe të ndërlikuara të ekonomisë, duke i realizuar transaksionet me kosto shumë më të ulët FUNKSIONI SI MJET LLOGARIE (MATËSE E VLERËS) - shërben si njësi matëse e vlerës së produkteve. Mallrat dhe shërbimet shprehin vlerën e tyre në para, nëpërmjet çmimeve, duke thjeshtuar procesin e matjes së saj. Në të kundërtën, për çdo mall do të kishim çmime sa edhe mallra FUNKSIONI SI MJET KURSIMI (RUAJTËSE E VLERËS) - mundëson kryerjen e funksionit si ruajtëse e vlerës ose mjet kursimi. Edhe forma të tjera të pasurisë mund ta kryejnë këtë funksion si aksionet, obligacionet, etj. 109 KOMPONENTËT E OFERTËS MONETARE Masa monetare është shumë e rëndësishme në dizajnimin e politikave makroekonomike Norma e interesit e bankës qëndrore (ndikimi në nivelin e investimeve) Blera dhe shitja e letrave me vlerë Matja e saktë e masës monetare është një problem që përcillet me vështërsi teorike dhe praktike Oferta monetare llogaritet si shumë e instrumenteve të ndryshëm që, në një shkallë të caktuar shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve që quhen agregatë monetarë të cilët kanë në themel një kriter të përbashkët llogaritje. M1: paraja e transaksioneve - plotësisht likuide (monedhat, kartëmonedhat, llogaritë çekueshme, çeqet e udhëtarëve, etj.) M2: paraja e gjerë - përfshin M1 dhe format tjera që nuk janë para transaksionesh por që mund të shëndrrohen në para (depozitat afatshkurtra) M3: përfshin M2 dhe agregatët monetar më pak likuid (depozitat afatgjatë) L: përfshin M3 dhe aktivet tjera që kanë tipare likuiditeti (bonot e thesarit) 110 KËRKESA PËR PARA Njerëzit mbajnë para për të kryer transaksione Mbajtja e parasë ka kosto (heqje dorë nga investimi) Interesi Motivi 1: për të blerë mallra dhe shërbime por që varet nga: Niveli i GNP - rritja e GNP real do të thotë rritja e vëllimit të mallrave dhe shërbimeve që tregtohen. Kjo do të thotë që rriten edhe sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e tyre Niveli i çmimeve - rritja e nivelit të çmimeve është e nevojshme të rritet edhe sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e të njëjtës sasi mallrash dhe shërbimesh Niveli i normës së interesit - me nivelin e normës së interesit kërkesa për para transaksionesh është në përpjesëtim të zhdrejtë sepse rritja e nivelit të normës së interesit rri koston e mbajtjes së parasë, prandaj do të kemi tendencën për të ulur sasinë e parasë që mbahet për transaksione Motivi 2: ruajtja e vlerës Teoria e portofolit - njerëzit nga njëra anë dëshirojnë që pasurinë e tyre në formën që sjell të ardhura sa më të mëdha por, nga ana tjetër, ata nuk dëshirojnë të bëjnë investime me shkallë të lartë rreziku 111 BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË Mbajtja e parasë ka kosto Sigurimi i informacioneve ka kosto Lind nevoja e krijimit të institucioneve financiare Bankat: firma financiare Aktivitetet e bankave: Pranimi i depozitave (në të parë dhe të afatizuara) Dhënien e huave Fitimi i bankave = norma e interesit të kredive – norma e interesit të depozitave Niveli i kredive të lëshuara determinohet nga norma e interesit dhe shkalla e rrezikut Lidhja në mes të nivelit të rrezikut dhe normës së interesit dhe nivelit të kredive është negative 112 BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË Bilanci i thjeshtë i bankës AKTIVE PASIVE Rezervat 100 Depozitat e çekueshme 1000 Huatë 4000 Depozitat e kursimeve dhe me afat 2800 Letrat me vlerë 1800 Pasivet tjera 2100 Totali 5900 Totali 5900 Shënim: Rezervat nuk jepen hua Mundësia e bankës për të dhënë hua përbën bazën e shumëfishimit të parasë 113 BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË AKTIVE PASIVE Rezervat 2000 Depozitat 2000 Totali 2000 Totali 2000 Shembull: Bilanci i Bankës A Është injektuar një sasi monetare në ekonomi Supozojmë që znj. Ermira ka shitur një bono thesari qeverisë dhe ka marrë mjete financiare prej 2000 të cilat i ka depozituar në Bankën A Si rezultat rritet M1 = 2000€ 114 BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË POR, Banka A mund të japë hua, dhe nëse themi se norma e rezervës së detyrueshme = 10%, Banka A mund të japë 1800 € Bilanci i Bankës A pas kësaj është: AKTIVE PASIVE Rezervat 200 Depozita 2000 Hua 1800 Totali 2000 Totali 2000 Me këtë rast, M1 rritet edhe për 1800 €. Pra: M1=2000€ + 1800€ SUPOZOJMË se pjesa prej 1800€ e dhënë hua depozitohet në Bankën B nga huamarrësi apo shitësi Bilanci i Bankës B do të jetë: AKTIVE PASIVE Rezervat 1800 Depozita 1800 Totali 1800 Totali 1800 115 BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË Nëse norma e rezervës së detyrueshme = 10%, Banka B mund të japë 1620 € hua Bilanci i Bankës B pas kësaj është: AKTIVE PASIVE Rezervat 180 Depozita 1800 Hua 1620 Totali 1800 Totali 1800 Me këtë rast, M1 rritet edhe për 1620 €. Pra: M1=2000€ + 1800€ + 1620€ Ky proces vazhdon derisa rezervat të bien në zero: Bankat Depozitat Huatë Rezervat Banka A 2000 1800 200 Banka B 1800 1620 180 Banka C 1620 1458 162 Banka D 1458 1312.2 145.8 ... ... ... ... Totali në sistemin bankar 20 000 18 000 2 000 116 BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË Shtesa në rezervat e detyrueshme në sistemin bankar do të jetë e barabartë me shtesën fillestare të depozitave: ∆D ∙ r = ∆R Nga këtu nxjerrim se: ∆D = ∆R / r ose ∆D = (1 / r) * ∆R Në rastin tonë kemi: ∆D = (1 / r) * ∆R = (1/0.1) * 2,000 = 20,000 Raporti 1/r tregon sa shumëfishohet shtesa fillestare e rezervave në sistemin bankar nëpërmes mekanizmit të dhënies së huave Ky quhet multiplikator i i ofertës monetare: 1 + X + X2 + X3 + ...... + Xn = 1/(1 – X), ku X G atëherë do të kemi suficit buxhetor A < G atëherë do të kemi deficit buxhetor A = G atëherë do të kemi buxhet të balancuar Deficiti buxhetor mund të mbulohet në dy mënyra: Me shtypjen e parave (por në këtë rast vihet në pyetje pavarësimi i Bankës Qendrore dhe politikat kundër inflacionit) Hua nga publiku (në këtë rast shtrohet pyetja nëse qeveria është kredibile në sytë e opinionit publik si dhe problemi i kalimit të borxhit në gjeneratat e ardhshme?) SHËNIM: Në vitin 2006 buxheti i Kosovës: € 700 milion (planifikimi) ... € 619 milion (faktik/shpenzuar) Në vitin 2007 buxheti i Kosovës: € 715 milion (planifikimi) ... € XXX milion (faktik/shpenzuar) Në vitin 2008 buxheti i Kosovës: € 800 milion (planifikimi) ... ende nuk është aprovuar 134 BUXHETI QEVERITAR DHE POLITIKA FISKALE Politika e shpenzimeve dhe të ardhurave qeveritare varen nga qëllimet makroekonomike të vetë qeverisë Mund të dallojmë: Politikë fiskale ekspansioniste (zgjeruese):  G (Qeveria ka synim të rrisë AD ose AS) Politikë fiskale restriktive (kufizuese):  G (Qeveria ka synim të ulë AD ose AS) Politika e të ardhurave (A) (Qeveria ka synim të ndikoj në politikën e të ardhurave) 135 LLOJET E POLITIKAVE FISKALE Në përgjithësi dallojmë këto lloje të politikave fiskale: Zgjeruese aktive Kufizuese aktive Zgjeruese automatike Kufizuese automatike ... veprimi spontan i politikës fiskale → stabilizatorët 136 STABILIZATORËT KRYESORË AUTOMATIKË Stabilizatorët kryesorë automatik të ciklit të biznesit që veprojnë në kuadrin e sistemit fiskal janë: Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat: taksat progresive (rritet norma e taksave me rritjen e të ardhurave). P.sh. nëse bie prodhimi, atëherë të ardhurat nga taksat bien duke rritur kështu relativisht të ardhurat e disponueshme e për pasojë edhe shpenzimet për konsum dhe investime. Pagesat për papunësinë dhe pagesat tjera të transferueshme: kur rritet papunësia rriten benefitet për të papunët. Pra fondet për papunësi rriten dhe ulen në pajtim me lëvizjet ciklike të ekonomisë duke sjell efekte stabilizuese Megjithatë duhet të theksohet se stabilizatorët automatikë nuk janë perfekt. Stabilizatorët kanë dy mangësi: Efektet negative në ofertën agregate: Taksat progresive mund të dekurajojnë iniciativat dhe punëtorët që të punojnë më shumë Poashtu ndikojnë në rritjen e inflacionit, pasi ato e kufizojnë prodhimin Pagesat e larta për të papunët bëjnë që të papunët të qëndrojnë më gjatë si të papunë Problemi i pengesës fiskale Kur ekonomia rritet, këta stabilizatorë e pengojnë rritjen (ulin multiplikatorin) 137 INSTRUMENTET E POLITIKËS FISKALE AKTIVE Tradicionalisht deri 50-60 vjet më parë, financat publike janë mbështetur ne tre parime bazë të përcaktuara që në kohën e Adam Smithit: Projektet investive publike: p.sh. rindërtimi i rrugëve, elektrifikimi, ujësjellësi, etj. Projektet publike të punësimit: punësimi në projekte afatshkurtra (p.sh. pyllëzimi, etj.) Ndryshimi i normave të taksave Shënim: Këto instrumente kanë ndikim në buxhetin qeveritar duke shkaktuar suficit apo deficit 138 POLITIKA FISKALE: DISA PARIME Financat publike janë zgjerim i financave të familjes. Nëse familja shpenzon më shumë se të ardhurat e saj atëherë do të ketë varfëri dhe falimentim. E njëjta vlen edhe për buxhetin/qeverinë Buxheti duhet të jetë i balancuar Borxhi qeveritar është një barrë për brezat e ardhshëm Shënim: Këto parime nuk zbatohen gjithherë Financat moderne dallojnë deficitin strukturor dhe atë ciklik DEFICITI AKTUAL = DEFICITIN STRUKTUROR + DEFICITIN CIKLIK Sqarime: Deficiti aktual – përfaqëson deficitin faktik në një periudhë të dhënë Deficiti strukturor – pjesa e deficitit që vjen si rezultat i politikës fiskale aktive (p.sh. ndryshimi i normës së taksave, shpenzimet për arsim, mbrojtje, etj.) Deficiti ciklik – pjesa e deficitit që përcaktohet në mënyrë automatike nga gjendja e ciklit të biznesit 139 POILITIKA FISKALE: DISA PARIME Për të sqaruar konceptet e mësipërme edhe më tepër është e nevojshme të dimë se çka përfaqëson: Buxheti aktual: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti faktik Buxheti strukturor: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti nëse ekonomia funksionon në kushtet e prodhimit potencial Buxheti ciklik: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti nëse ekonomia funksionon nën ose mbi nivelin e prodhimit potencial Shënim: BUXHETI AKTUAL = BUXHETIN STRUKTUROR + BUXHETIN CIKLIK 140 NDËRVEPRIMET E POLITIKËS MONETARE DHE FISKALE Politika monetare (PM) dhe politika fiskale (PF) ndihmojnë që të nxjerrin ekonominë nga recesioni Të dyja këto politika janë të drejtuara kah menaxhimi i kërkesës agregate (p.sh. për të mbajtur inflacionin nën kontroll) Nevojitet një koordinim në mes të PF dhe PM P.sh. nëse shteti dëshiron të rrisë kërkesën agregate atëherë rrit shpenzimet qeveritare Ose: për të mbajtur prodhimin në nivelin e dhënë atëherë me anë të instrumenteve të politikës monetare i rrit normat e interesit Problemi: identifikimi i cikleve të biznesit dhe ndryshimi nga një politikë në tjetrën PM dhe PF duhet të kombinohen (koordinohen) për të eliminuar fenomenin e ngushtimit të shpenzimeve private (crowding-out) kur rriten shpenzimet qeveritare 141 NDËRVEPRIMET E POLITIKËS MONETARE DHE FISKALE SI MANIFESTOHET CROWDING OUT? Supozojmë që qeveria rrit shpenzimet e saja për mallra dhe shërbime  Rritet GDP më shumë se sa vlera e shpenzimeve për shkak të multiplikatorit  Kjo ndikon në tregun monetar duke rritur kërkesën për para  Për shkak se oferta është e dhënë (fikse), rritet norma e interesit  Rritja e normës së interesit dekurajon shpenzimet që janë të lidhur – që janë të ndjeshme ndaj normës së interesit  Si rezultat do të ulej efekti i politikës fiskale Shënim: Crowding-out lidhet me deficitin strukturor, sepse kur ekonomia është në recesion atëherë nuk ekziston crowding-out 142 NDËRVEPRIMET E POLITIKËS MONETARE DHE FISKALE Shënim: Kur qeveria rrit shpenzimet qeveritare → rritet kërkesa për para→ kjo rrit normën e interesit → zvogëlohen investimet private në masë të njëjtë sa ka qenë fillimisht rritja e shpenzimeve qeveritare duke eliminuar efektet e politikës fiskale Paraqitja e crowding-out përmes modelit AS=AD sipas pikëpamjes klasike-monetariste 143 NDËRVEPRIMET E POLITIKËS MONETARE DHE FISKALE POR: kur ekonomia është në recesion atëherë PF ka ndikim pozitiv Kur qeveria i rrit shpenzimet atëherë kjo rrit GDP ekuilibër Kjo sepse ekonomia funksionon nën nivelin potencial (shih pjesën b të figurës 23.2) Me një kombinim të caktuar të PM dhe PF mund të parandalohet rritja e normës së interesit dhe kështu të parandalohet dukuria e crowding-out Fig. 23.2. Nxitja e investimeve nga shpenzimet qeveritare (a) & (b) 144 PASOJAT EKONOMIKE TË BORXHIT QEVERITAR Huat a akumuluara nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor përbëjnë borxhin qeveritar ose publik Kur qeveria ballafaqohet me deficit buxhetor atëherë duhet të marrë hua → borxhi qeveritar ose publik (obligacionet, etj.) Shtimi në borxhin qeveritar çdo vit = deficiti qeveritar Megjithëse deficiti në vete nuk paraqet dukuri negative, si i tillë ai rrit barrën e qeverisë dhe është ngarkesë për ekonominë dhe popullsinë e vendit SHBA (1988) borxhi qeveritar = 37% e GDP vjetore 145 PROBLEMET E BORXHIT QEVERITAR Rritja e borxhit përcillet me disa probleme: Nevoja për ta shlyer borxhin e jashtëm Humbja e efiçiencës për shkak të rritjes së taksave për të paguar borxhin dhe interesin  Qeveria duhet të rrisë taksat për të paguar borxhin  Rritja e taksave dekurojan njerëzit për të punuar Zhvendosja e kapitalit, ku njerëzit mbajnë aktive në obligacione (borxh publik) në vend të aktiveve tjera  Njerëzit mbajnë: letra me vlerë të qeverisë (bono thesari, obligacione), dhe aktive tjera  Nëse rriten obligacionet nga njerëzit, atëherë zvogëlohen aktivet tjera 146 PROBLEMET E BORXHIT QEVERITAR Duhet të theksohet se: Borxhi i brendshëm – nuk paraqet ndonjë problem pasi në këtë rast i kemi borxh vetes Borxhi i jashtëm – paraqet ngarkesë për popullsinë e vendit borxhli Shënim: Një ndër kushtet e vëna nga BE ndaj vendeve të reja anëtare: Deficiti buxhetor vjetor jo më i lartë se 3% e GDP-së Borxhi qeveritar nuk duhet të jetë më shumë se 60% e GDP-së 147 Ligj. XII MARRËDHËNIET EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE Në këtë kapitull do të njiheni me: Konceptin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare Faktorët që përcaktojn tregtinë ndërkombëtare Shkallën e hapjes së ekonomisë në relacionet ndërkombëtare Parimin e avantazhit absolut dhe krahasues: David Rikardo Bilancin e pagesave Tregun valutor Kurset e këmbimit dhe llojet e tyre 148 MARRËDHËNIET EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE: HYRJE Jo gjithmonë vendet mund t’i plotësojnë vetë të gjitha nevojat, prandaj kjo shpie te nevoja për shkëmbim tregtar në mes të vendeve Lidhjet në mes vendeve realizohen përmes dy kanaleve:  tregtare, dhe  financiare Shënim: Analiza e marrëdhënieve që shprehin këto lidhje përbën një fushë të veçantë të teorisë ekonomike që quhet Ekonomiksi Ndërkombëtar Analizojmë: Lidhjet e tregut të punës (zgjerimi i BE-së dhe konsekuencat për tregun e punës)  Lëvizje e forces punëtore nga lindja në perëndim  Barrierat formale (vizat, lejet e punës, etj.)  Barrierat joformale (qëndrimet e punëdhënësve ndaj punëtorëve të huaj, barrierat gjuhësore, kulturore, etj.) 149 TREGTIA NDËRKOMBËTARE, FAKTORËT QË E PËRCAKTOJNË DHE EKUILIBRI NË TREGUN NDËRKOMBËTAR Ekonomi hapur: vendet lidhen me njëra tjetrën nëpërmes eksportit dhe importit Shkalla e matjes së hapjes së ekonomisë së një vendi ndaj vendeve tjera shprehet nëpërmjet vëllimit të eksportit dhe importit ndaj GDP-së: Sa më i madh që të jetë ky raport, aq më e hapur është ekonomia e një vendi Vendet me ekonomi liberale kanë ekonomi më të hapur (vlera e “O” është e lartë) Sa më e madhe të jetë ekonomia e një vendi aq më e vogël është vlera e “O”, sepse tregu i brendshëm është i vetëmjaftueshëm SHËNIM: EKSPORTI përfaqëson shitjen e mallrave dhe shërbimeve të një vendi në vendet tjera, kurse IMPORTI blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga vendet tjera Shkalla a Hapjes së Ekonomisë (O) = Eksport + Import GDP 150 MARRËDHËNIET EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE Eksporti-Importi i mallrave dhe shërbimeve kushtëzohen nga: KUSHTET E NDRYSHME TË PRODHIMIT: burimet natyrore, toka, klima, kapitali, teknologjia, etj. janë të ndryshme në vende të ndryshme EKONOMIZIMI I SHKALLËS: p.sh. SHBA për shkak të arritjes së ekonomizimit të shkallës eksporton vetura të mëdha në Japoni por importon vetura të vogla nga Japonia NDRYSHIMET NË SHIJE: preferencat e ndryshme - gjithmonë është e leverdishme të tregtohet edhe kur kushtet e prodhimit janë të njëjta 151 PARIMI I AVANTAZHIT ABSOLUT DHE KRAHASUES: DAVID RIKARDO Ky parim buron nga ndarja shoqërore e punës, që çon në rritjen e rendimentit të saj AVANTAZHI ABSOLUT: shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar, me të njëjtat burime, një sasi më të madhe produkti sesa vendet e tjera. Shembull: Australia dhe Kina Siç shihet, Australia ka avantazh absolutë ndaj Kinës në prodhimin e dy produkteve Sidoqoftë Kina prapë ka benefite nga tregtia me Australinë AVANTAZHI KRAHASUES: përfaqëson një ligj, sipas të cilit një vend mund të specializohet në prodhimin dhe eskportin e atyre mallrave që mund t’i prodhojë me kosto më të ulët dhe importojë ato mallra që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të lartë Kosto relative llogaritet duke u mbështetur në koston oportune Vendi Grurë (1kg) Oriz (1 kg) Australia 2 orë pune 4 orë pune Kina 6 orë pune 8 orë pune 152 PARIMI I AVANTAZHIT ABSOLUT DHE KRAHASUES: DAVID RIKARDO KOSTOJA OPORTUNE E ORIZIT Në Australi: kostoja oportune e 1 kg grurë = 0.5 kg oriz Në Kinë: kostoja oportune e 1 kg grurë = 0.85 kg oriz Mund të shihet se kostoja oportune e 1 kg grurë në Australi është më e ulët se në Kinë Kështu Australia ka avantazh krahasues në prodhimin e grurit KOSTOJA OPORTUNE E ORIZIT Në Australi: kostoja oportune e 1 kg oriz = 2 kg grurë Në Kinë: kostoja oportune e 1 kg oriz = 1.16 kg grurë Mund të shihet se kostoja oportune e 1 kg oriz në Kinë është më e ulët se në Australi Kështu Kina ka avantazh krahasues në prodhimin e orizit ndaj Australisë Prandaj është e leverdishme që Australia të specializohet në prodhimin e grurit ndërsa Kina në prodhimin e orizit. Për të prodhuar 1 kg grurë dhe 1 kg oriz nevojiten 6 orë pune në Australi ndërsa 14 orë pune në Kinë = 20 orë pune Pas specializimit Australia harxhon 4 orë për 2 kg grurë, kurse Kina harxhon 14 orë pune për prodhimin e 2 kg oriz = 18 orë Përfitimi është 2 orë pune 153 KËRKESA DHE OFERTA PËR EKSPORTE DHE IMPORTE Shembull: Tregtimi i mollëve në mes Shqipërisë dhe Greqisë 154 KËRKESA DHE OFERTA PËR EKSPORTE DHE IMPORTE Në kohë të ndryshme shteti ndërhynë në tregtinë e jashtme duke aplikuar politika proteksioniste: Mbrojtja e degëve “foshnjore” Kundërvënia ndaj politikave të dampingut dhe subvencioneve që ndjekin vendet e tjera Si realizohen politikat për kufizimin e tregtisë së jashtme?: Kuotat Përfaqësojnë një kufizim të vendosur nga shteti në sasinë e një malli të veçantë që importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës e cila çon në rritje të çmimeve të brendshme por njëkohësisht çon edhe në uljen e efiçiencës ekonomike Tarifat Përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallrat e importit, e cila çon në rritjen e të ardhurave të prodhuesve vendor sepse kanë mundësi të vendosin çmime më të larta se ato të importit 155 BILANCI I PAGESAVE, TREGU VALUTOR DHE KURSET E KËMBIMIT Bilanci i Pagesave (BP) shpreh totalin e të gjitha transaksioneve të një vendi me vendet tjera gjatë një viti Bilanci i pagesave jep në mënyrë të përmbledhur informata për: Nivelin e eksportit dhe importit, Të ardhurat nga aktivitetet e jashtme Lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit Të ardhurat e të huajve Transaksionet zyrtare të bankës qendrore Transferet e njëanshme, etj. 156 KOMPONENTËT KRYESOR TË BILANCIT TË PAGESAVE LLOGARIA KORENTE: lëvizja e mallrave nga eksporti dhe importi. Po ashtu përfshihen edhe shitja dhe blerja e shërbimeve, dhënia dhe marrja me qira, etj. LLOGARIA E KAPITALIT: lëvizjet e kapitalit brenda dhe jashtë (private ose shtetërore), shitja dhe blerja e letrave me vlerë që çojnë në marrjen valutës nga jashtë ose nxjerrjen e valutës jashtë MOSPËRPUTHJA STATISTIKORE: shuma neto e të gjitha transaksioneve të paregjistruara REZERVAT ZYRTARE: atëherë kur shuma e tre zërave më lartë është negative (pra kur bilanci është në deficit), atëherë ndërhyn shteti për mbulimin e deficitit 157 BILANCI I PAGESAVE: SHEMBULL 158 KURSET E KËMBIMIT DHE TREGU VALUTOR Tregtia ndërkombëtare e të mirave materiale realizohet nëpërmjet këmbimit të tyre me ndërmjetësimin e parasë, prandaj me rastin e këmbimit të mallrave jashtë shprehet nevoja për këmbimin e valutave KURSI I KËMBIMIT Shpreh çmimin e valutës së një vendi në valutën e vendit tjetër Pse ndryshon kursi i këmbimit? Si funksionon tregu valutor? Kursi i këmbimit, pra çmimi një valute në valutën tjetër, përcaktohet në bazë të kërkesës dhe ofertës për atë valutë Në përgjithësi, faktorët që e përcaktojnë kërkesën dhe ofertën për importe dhe eksporte përcaktojnë edhe kursin e këmbimit 159 KËRKESA PËR LEKË DL= f (Eksporte shqiptare = Importe greke) = f (el , YG, PSH/PG, ish/ig) Kërkesa për lekë lidhet negativisht me kursin e këmbimit të lekut me dhrahmi Shembull: 1 lekë = 2.5 dhrahmi  nëse 1 kg mish qengji në Shqipëri kushton 400 lekë, atëherë në dhrahmi kushton 400 x 2.5 = 1000 dhrahmi  Tani, nëse 1 lekë = 2 dhrahmi, atëherë 1 kg mish qengji në Shqipëri kushton 800 dhrahmi  Si rrjedhim, grekët do të kërkojnë më shumë mish qengji  Rritja e YG rrit kërkesën për mallra shqiptare dhe rrit kërkesën për lekë (kurba zhvendoset djathtas)  Rritja e PSH/PG zvogëlon kërkesën për mallra shqiptare dhe zvogëlon kërkesën për lekë (kurba e kërkesës zhvendoset majtas)  Rritja e ish/ig rrit kërkesën për lekë ngase hyn kapital në Shqipëri, sepse është më e leverdishme të investohet në Shqipëri (kurba e kërkesës zhvendoset djathtas) Legjenda: el – kurs i i këmbimit të lekut me dhrahmin i shprehur 1 lekë = x dhrahmi (l/gdr) YG – produkti i brendshëm bruto i Greqisë (ose të ardhurat kombëtare) PSH – Niveli i përgjithshëm i çmimeve të Shqipërisë PG – Niveli i përgjithshëm i çmimeve të Greqisë ISH – norma mesatare e interesit të Shqipërisë IG – norma mesatare e interesit të Greqisë 160 OFERTA PËR LEKË: SL = f (Importe shqiptare = Eksporte greke) = f (el, Y, PSH/PG, ish/ig) Oferta për lekë lidhet pozitivisht me kursin e këmbimit të lekut me dhrahmi, sepse nëse leku rivlerësohet, atëherë mallrat kreke bëhen më të lira duke nxitur kështu importet nga Greqia Shembull: 1 lekë = 2 dhrahmi  nëse 1 kg mish pule në Greqi kushton 500 dhrahmi, atëherë çmimi i 1 kg mish pule në Shqipëri kushton 250 lekë  Tani, nëse 1 lekë = 2.5 dhrahmi, atëherë 1 kg mish pule të Greqisë në Shqipëri kushton 200 lekë  Si rrjedhim, shqiptarë do të kërkojnë më shumë mish pule nga Greqia  Rritja e YG rrit kërkesën e shqiptarëve për mallra greke (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)  Rritja e PSH/PG do të thotë çmimet e mallrave shqiptare bëhen më të shtrenjta, kjo nxit importin (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)  Ulja e ish/ig do të thotë se investimet në Greqi bëhen më të leverdishme, kjo rrit ofertën për lekë (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë) 161 TREGU VALUTOR 162 LLOJET E KURSEVE TË KËMBIMIT KURSE KËMBIMI FIKSE Ka mbizotëruar deri në viti 1973, kur është prishur marrëveshja e Bretton Woods-it Banka Qendrore intervenon duke blerë dhe shitur valuta të huaja sipas nevojës Ndryshimi i këtij kursi bëhet zyrtarisht (rivlerësim dhe zhvlerësim) KURSET LUHATËSE TË KËMBIMIT Përcaktohen nga oferta dhe kërkesa për valuta në treg Shteti ndërhyn nëse kursi i këmbimit del shuma jashtë kufijve të dëshiruar, dhe në këtë rast kurset e këmbimit quhen kurse këmbimi të menaxhuara 163


Comments

Copyright © 2025 UPDOCS Inc.