Deklarimi+Elektronik

April 4, 2018 | Author: Anonymous | Category: Documents
Report this link


Description

Nr 1 2 3 DRT NJTM Tirana Durresi Kavaje Kruje Pref. 4 4 52 55 511 33 32 312 311 34 35 313 54 513 514 512 822 811 832 812 215 532 216 22 211 212 218 219 217 84 813 814 242 214 213 852 815 Nr.Tel. 2425902 2425904 222 061 242718 22209 237055 234 160 22405 22577 222 405 222 513 23213 258207 22271 22406 22257 43304 22255 22794 21729 224 33 22053 22501 254866 22303 22449 222 29 22381 23347 2622 05 22344 22405/22194 22628 22175 22330 254 20 22747 e-mail [email protected] [email protected] [email protected] 4 5 Vlora Berati Skrapar Kuçovë [email protected] [email protected] Sistemi i deklarimit dhe pagesës elektronike të tatimeve tashmë është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Tatimpaguesit ( duke perfshirë edhe biznesin e vogël) kanë mundësinë që të shkarkojnë, deklarojnë apo paguajnë detyrimet e tyre tatimore online duke shmangur kështu kostot e tyre administrative, si në kohë, ashtu edhe në burime njerëzore. 6 Fieri Lushnja Mallakastër [email protected] [email protected] [email protected] 7 Elbasani Gramsh Librazhd Peqin DEKLARIMI ELEKTRONIK 8 Korça Devoll Pogradec Kolonje [email protected] 9 Lezha Kurbin Mirditë [email protected] 10 Shkodra Malësi e madhe Puka [email protected] 11 Dibra Bulqizë Mat [email protected] 12 Gjirokastra Permet Tepelenë [email protected] 13 Kukesi Has Tropojë [email protected] 14 Saranda Delvine [email protected] Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Adresa: Rruga “Gjin Bue Shpata” TIRANE Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë të internetit www.tatime.gov.al si dhe mund të paraqiteni pranë zyrave të Shërbimit ndaj Tatimpaguesve në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku keni vendbanimin tuaj. Kjo fletëpalosje është hartuar në bazë të legjislacionit tatimor në fuqi deri në date 30.09.2011. Botimi i kësaj fletepalosje është mbështetur dhe financuar nga SIDA Tirane, 2012 PYETJE-PËRGJIGJE MBI DEKLARIMIN ELEKTRONIK TË TATIMEVE Si bëhet deklarimi elektronik i tatimeve? Ja 12 hapat që duhet të ndiqni për të bërë deklarimin elektronik të tatimeve: 1 Hyni në faqen zyrtare të internetit të DPT-së në adresën: www.tatime.gov.al. Rekomandohet përdorimi i programit “Internet Explorer”. 2 Në të majtë të ekranit, nën titullin “Shërbimet elektronike”, klikoni mbi “Tatimet e mia” që është e para në listë. Në ekran do të shfaqet dritarja që shërben për të hyrë në sistemin e deklarimit elektronik të tatimeve. 3 Shkruani NIPT-in dhe Fjalëkalimin (Password) tuaj dhe klikoni mbi butonin “Log-In” (Hyr). 4 Në këtë faqe të parë ju do të shihni në të majtë deklaratat tatimore dhe në fund opsionin “Ndrysho Fjalëkalimin”. Duke klikuar mbi të, ju keni mundësi të ndryshoni fjalëkalimin sipas dëshirës. 5 Në listën e deklaratave tatimore në të majtë të ekranit klikoni mbi atë deklaratë që dëshironi të plotësoni. 6Klikoni opsionin “Deklarim i Ri”, i cili ndodhet djathtas listës së deklaratave tatimore dhe në ekran do t’ju shfaqet formulari përkatës me rubrikat që duhet të plotësoni. 7 Dritarja që shfaqet ka në qendër një kuti ku duhet të vendosni adresën tuaj të postës elektronike (e-mail), e cila ju shërben të merrni konfirmimin për deklarimin e kryer. Në fund të ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” për të ndërprerë deklarimin, ose butonin “Tjetër” për ta vazhduar atë. 8 Dritarja që shfaqet pas klikimit të butonit “Tjetër” përmban informacion për periudhën tatimore që po deklarohet dhe të dhënat identifikuese të tatimpaguesit, të ngjashëm me informacionin që përmban kreu i Formularit të Deklarimit dhe Pagesës (FDP) që keni përdorur më parë. Në fund të ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” për të ndërprerë deklarimin, ose butonin “Tjetër” për ta vazhduar atë. 9 Dritarja që shfaqet pas klikimit të butonit “Tjetër” përmban trupin e FDP-së me rubrikat përkatëse. Bëni kujdes në plotësimin e kësaj faqeje!!! MOS LINI KUTI PA PLOTËSUAR. Kur nuk keni për të shkruar, ju duhet të vendosni numrin 0. Më pas, në fund të ekranit, djathtas, klikoni butonin “Mbyll” për të ndërprerë deklarimin, ose butonin “Tjetër” për ta vazhduar atë. 10 Dritarja që shfaqet pas klikimit të butonit “Tjetër” ka dy butona të mëdhenj në qendër që ofrojnë dy zgjedhje. KUJDES!!! a. Nëse klikoni butonin “Ruaj për Rishikim”, deklarata juaj do të ruhet në sistem, në llogarinë tuaj dhe mund të ndryshohet deri në momentin që dërgohet, por ajo nuk është e vlefshme për organet tatimore. Ju keni afat deri në skadimin e afateve kohore ligjore për përfundimin e procesit. b. Klikoni butonin “Përfunduar-Dërgo”, nëse ju e konsideroni deklaratën të përfunduar. Në këtë rast deklarata juaj nuk mund të ndryshohet më nga ju dhe konsiderohet e dorëzuar dhe e pranuar nga organi tatimor. Data kur ju klikoni këtë buton konsiderohet si data zyrtare e dërgimit të deklaratës nga ana juaj. 11 Në përfundim, nëse deklarata juaj është me pagesë, në rubrikën “Dorëzuar”, vendosni kursorin mbi deklaratën e muajit, shtypni butonin “Gjenero Urdhër Pagesë” dhe në ekran do t’ju shfaqet “Urdhër pagesa”, të cilën duhet ta dorëzoni në bankën ku do të kryeni pagesën. 12 Nëse dëshironi, ju mund të printoni deklaratën për ta ruajtur për përdorim personal, duke klikuar mbi “Gjenero deklaratën” Cilat janë avantazhet e deklarimit elektronik të tatimeve? Deklarimi elektronik i tatimeve ju kursen kosto administrative si në kohë ashtu edhe në burime njerëzore, duke reduktuar numrin e vizitave në zyrat e tatimeve. Ju mund të plotësoni deklaratat tatimore në kompjuter dhe t’i dorëzoni ato nëpërmjet internetit. Ju keni gjithashtu mundësinë që të bëni pagesën elektronike nëpërmjet sistemit e-banking, ose mund të shkoni në bankë për të bërë veprimet e nevojshme. Kush mund të bëjë deklarim elektronik të tatimeve? Të gjithë tatimpaguesit në të gjithë Shqipërinë kanë mundësinë të deklarojnë elektronikisht detyrimet e tyre tatimore. Çfarë tatimesh mund të deklarohen në mënyrë elektronike? Sistemi i deklarimit elektronik bën të mundur deklarimin nëpërmjet internetit të: Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH); Tatimit mbi të ardhurat nga punësimi; Tatim fitimit, i cili përfshin si Parapagesën mujore ashtu dhe Deklarimin vjetor; si dhe të Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Çfarë ju duhet për të kryer deklarimin elektronik të tatimeve? Deklarimi elektronik i tatimeve përmes faqes së internetit të DPTsë: www. tatime.gov. al, është i lehtë. Juve ju duhet thjesht të keni një kompjuter, lidhje me internetin, si dhe fjalëkalimin tuaj për të hyrë në sistem. Si dhe ku merret fjalëkalimi për të kryer deklarimin elektronik të tatimeve? Për t’u pajisur me fjalëkalim për të hyrë për të herë të parë në sistemin e deklarimit elektronik, ju duhet të paraqiteni në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku jeni të regjistruar. Si dhe ku merret ndihmë në lidhje me deklarimin elektronik të tatimeve? Përveçse vizitave në zyrat e Shërbimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale ku jeni të regjistruar, ju mund të telefononi, dërgoni letër apo e-mail në adresat në vijim, të cilat mund t’i gjeni dhe duke klikuar mbi “Asistencë Teknike”, nën “Shërbimet Elektronike”, në faqen e DPT-së në internet: www.tatime.gov.al: Sa i sigurtë është deklarimi elektronik i tatimeve? Të gjitha komunikimet që kryhen në sistemin e deklarimit elektronik të tatimeve janë të inkriptuara në bazë të standardeve ndërkombëtare. Informacioni që futet në këtë sistem është i njëjtë me atë të dërguar në mënyrën tradicionale shkresore, por niveli i sigurisë është shumë më i lartë. Kjo për arsye se ekzistojnë rregulla të qarta dhe të prera përsa i përket procedurave të hyrjes në serverin ku ai ndodhet. Për më tepër, të gjitha veprimet që kryhen lenë gjurmë dhe mund të kontrollohen në çdo kohë. I gjithë informacioni që ndodhet në sistem ruhet në një kopje të dytë për raste problemesh. A ndryshojnë deklaratat tatimore elektronike nga ato në letër? Jo. Formati i deklaratave tatimore që plotësohen nëpërmjet internetit është ai i miratuar me ligj. A mund të bëhet pagesa elektronike pas deklarimit elektronik të tatimeve? Po, kjo është e mundur. Ky është një shërbim, i cili ofrohet jashtë sistemit të deklarimit elektronik të tatimeve, aktualisht nëpërmjet disa bankave në Shqipëri. Interesohuni në bankën në të cilën keni llogari, nëse e kanë sistemin e pagesës elektronike, i cili ju bën të mundur të paguani detyrimet tatimore nëpërmjet internetit. A të lejon sistemi të shohësh historinë e tatimeve të paguara në formë elektronike? Po. Tatimpaguesit që kanë deklaruar dhe paguar elektronikisht detyrimet e tyre, kanë mundësinë të shohin historikun e veprimeve që ata kanë kryer nëpërmjet dosjes së tyre elektronike tatimore. Ata gjithashtu mund të marrin konfirmimin e pagesës së detyrimeve të tyre brenda 24 orëve.


Comments

Copyright © 2025 UPDOCS Inc.