Akideja e imam buhariut

April 4, 2018 | Author: Anonymous | Category: Education
Report this link


Description

1. www.albselefet.com Akideja e Imam Buhariut Akideja e imamit të hadithit, Ebu Abdullah Muhamed binIsmailit, El-Buhariut (rahimullah)Dhe dijetarëve të mëdhenj prej të cilëve ka transmetuar Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli Botimi i parë Korrik 20121. Rreth autorit2. Zinxhiri i transmetuesve3. Teksti4. Fjalë dhe vepër5. Kurani6. Kaderi7. Sahabet dhe Nderi i tyre8. Bidatet9. Pasimi i të dërguarit10. Sjellja me udhëheqësitRreth autoritAi është Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn al-Mugireh el-Buhariu, ebu Abdullahu,u lind në muajin Sheval, 194 Hixhri. 2. Mësuesit e tij:Në Balkh: Maki ibn Ibrahim (126-214H).Në Maru: „Adnan ibn „Uthman el-‟Ataki (145-221H), „Ali ibn al-Hasan ibn Shakik(137-215H), Sadakah ibn al-Fadl (c. 150-223H).Në Nisabur : Jahja ibn Jahja ibn Bakr al-Mukri (142-226H).Në Raj: Ibrahim ibn Musa ibn Jezid er-Razi (vd.>230H).Në Bagdad (at the end of 210H): Muhamed ibn „Isa ibn et-Taba (vd. 224H), Sureixhibn an-Nu‟man (vd. 217H), Muhamed ibn Sabik (vd. 214H), „Afan ibn Muslim al-Bahili (vd. 220H).Në Basra: Ebu „Asim an-Nabil (122-212H), Muhamed ibn „Abdullah ibn al-Muthanael-Ensari (118-215H), „Abdur-Rrahman ibn Hamad ash-Shu‟ajthi (vd. 212H),Muhamed ibn „Ar‟arah (vd. 212H), Haxhaxh ibn Minhal (vd. 217H), Badl ibn al-Muhabir al-Jarbu‟i (vd. 215H), „Abdullah ibn Raxha al-Ghudani (vd. 220H).Në Kufe: „Ubajdullah ibn Musa (c. 120-213H), Ebu Nu‟ejm al-Fadl ibn Dukajn (130-219H), Khalid ibn Makhlad (vd. 213H), Talk ibn Ghanam an-Nakha‟i (vd. 211H),Khalid ibn Jezid al-Mukri (vd. 215H).Në Mekë: „Abdullah ibn Jezid al-Mukri (vd. 120-213H), Khalad ibn Jahja es-Sulami(vd. 213H), Hasan ibn Hasan el-Basri (vd. 213H), Abul-Walid Ahmid ibn Muhamedel-Azraki (vd. 217H), „Abdullah ibn ez-Zubejr al-Mumajdi (vd. 229H). 3. Në Medine: „Abdul-‟Aziz al-Uwejsi, Ejub ibn Sulejman ibn Bilal (vd. 224H), Isma‟ilibn ebi Uwejs (139-226H).Në Egjipt: Sa‟id ibn ebi Merjem (144-224H), Ahmed ibn Ishkab (vd. 218H), „Abdullahibn Jusuf et-Tinisi (d. 215H), Asbagh ibn al-Faraxh (vd. 225H).Në Sham: Abul-Jaman al-Hakam ibn Nafi‟ (138-221H), Adem ibn ebi Ijas al-‟Askalani(vd. 220H), „Ali ibn „Ajash al Alhani (vd. 219H), Bishr ibn Shu‟ajb al-Himsi (vd.213H), Abul-Mughireh „Abdul-Kudus ibn al-Haxhaxh (vd. 212H), Ahmed ibn Khalidal-Uahbi (vd. 214H), Muhamed ibn Jusuf al- Firjabi (120-212H) dhe Ebu Mushir„Abdul A‟la ibn Mushir (140-218H).Shkruesi i tij, Muhamed ibn ebi Hatim, ka thënë: “Një muaj para se të vdiste e kamdëgjuar të thotë: ”Kam shkruar hadithe nga njëmijë e tetëdhjetë burra, të gjithëprej tyre ishin shokë të hadithit. Ata thoshin: Imani është fjalë dhe vepër,shtohet dhe pakësohet.”Ata që transmetuan prej tij:Ata ishin të shumtë, prej tyre: Ebu Isa et-Trimidhiu (vd. 279H), Ebu Hatimi (vd.277H), Ebu Bukr ibn Abid-Dunja (vd. 281H), Ebu Bekr ibn ebi „Asim (vd.257H), 4. Salih ibn Muhamed Xhazarah (vd. 293H), Muhamed ibn „Abdullah al-HadramiMutajan (d.297H), Muhamed ibn Is‟hak ibn Khuzeime (vd.311H), Jahja ibnMuhamed ibn Sa‟id (vd.318H), Muhamed ibn Nasr al-Marwazi (vd.294H), Muhamedibn Jusuf al-Firabri (transmetues i „Sahihut‟ vd. 301H), Ebu Bekr ibn Ebi Daud (vd.316H), Ibrahim ibn Is‟hak al-Harbi (vd.285H), Muslim Ibn al-Haxhaxh (d. 261H), dhei fundit prej tyre ishte al-Husejn ibn Isma‟il al-Mahamili (vd. 330H).Imam Buhariu filloi të kërkonte dituri në moshën dhjetë vjeçare në vitin 205 Hixhri.Ai vet ka thënë: “Kam përpiluar librin tim “Sahihun‟ në mbi gjashtëmbëdhjetë vite,dhe e kam nxjerrur prej gjashtë mijë haditheve, dhe e kam bërë atë dëshmi mes mejedhe Allahut, të Madhërishmit.”Ka thënë Muhamed ibn Hatimi: “E kam dëgjuar Buhariun të thotë: “Hyra në Bagdadpër të tetën dhe të fundit here, dhe secilën herë ulesha me Ahmed ibn Hanbelin.Andaj herën e fundit kur më tha lamtumirë ai më tha: “O Ebu Abdullah, a do ta leshdijen dhe njerëzit e të kthehesh në Khurasan?” Ai tha: “Tani e kujtoj thënien e tij.”Buhariu ka thënë: “Kur shkruaja ndonjë hadith këtë nuk e bëja në mënyrën se si ekanë bërë të tjerët. Kur shkruaja ndonjë transmetim nga ndonjë burrë, fillimisht pyesjapër emrin e tij, kunjen, prejardhjen, dhe se si e ka transmetuar ai hadithin, dhe nëse aiishte njeri i shëndoshë në të kuptuar. Nëse jo, atëherë kërkoja që ai të më sillte kopjenorigjinale të dorëshkrimit.“ 5. Xhafer ibn Muhamed al-Katani ka thënë: “E kam dëgjuar Muhamed ibn Ismailin tëthotë: “Kam shkruar transmetime prej më shumë se një mijë shujuh; prej secilit prejtyre më së paku dhjetë mijë transmetime, dhe nuk ka ndonjë hadith për të cilin nuk embaj mend zinxhirin e transmetuesve.”Ka thënë Ibn Adij: Kam dëgjuar një numër dijetaresh të rrëfejnë se kur Muhamed ibnIsmail erdhi në Bagdad dhe për të dëgjuan ashabul-hadith, ata u mblodhën së bashku,morën njëqind hadithe dhe ngatërruan zinxhirin e transmetimeve dhe tekstin e tyre,duke vendosur tekstin dhe zinxhirin e transmetuesve ne hadithe te tjera. Pastaj i ndannë mesin e dhjetë burrave që ta pyesnin Buhariun në tubim. Kështu burrat umblodhën dhe njeri prej tyre filloi ta pyes Buhariun rreth një hadithi, ai u përgjigj:“Nuk e di,” pastaj e pyeti për një tjetër hadith dhe ai serish u përgjigj „Nuk e di,” kjovazhdoi derisa ai përfundoi dhjetë hadithet. Njerëzit e dijes filluan ta shikonin njeri-tjetrin duke thënë: “Burri kupton mirë.” Por njerëzit që nuk dinin menduan seBuhariu nuk ishte i aftë. Pastaj filloi të pyeste i dyti ngjashëm me të parin dhe Buhariuserish iu përgjigj “Nuk e di”. Pastaj i treti e kështu me radhe deri tek i dhjeti e pyetenatë, dhe ai nuk u tha asgjë më shumë se “Nuk e di.”Atëherë kur e pa se ata kishin mbaruar ai iu kthye të parit dhe i tha: “Sa i takonhadithit të parë duhet të jetë kështu, dhe i dyti kështu, dhe i treti kështu...‟ deri tekhadithi i dhjetë, duke e kthyer secilin tekst në zinxhirin e saktë të transmetuesve. Ai ebëri këtë dhe me gjithë të tjerët, kështu që njerëzit vërtetuan memorizimin e tij.”Abul-Azhar ka thënë: “Ishin katërqind student të hadithit në Samarkand dhe ataerdhën se bashku për një javë duke shpresuar ta gjenin Muhamed ibn Ismailin të bëntendonjë gabim. Kështu që ata futen zinxhirin e transmetimeve të Shamit tek ato të 6. Irakut, dhe zinxhirin e Jemenit tek ato të Mekës dhe Medinës, por nuk munden tëgjenin tek ai as edhe një gabim të vetëm në asnjë zinxhir të transmetuesve apo nëndonjë tekst.”Ebu Xhafer el-Ukejli ka thënë: “Kur Buhariu përpiloi librin “Sahihu,” ai ia tregoi atëAli ibn el Madinit, Ahmed ibn Hanhalit, Jahja ibn Mainit dhe të tjerëve. Ata e cilësuantë mirë dhe dëshmuan se i tërë libri ishte autentik me përjashtim të katër haditheve.”El Ukejli thotë: “Dhe pikëpamja më e saktë rreth atyre ( katër haditheve) është thëniae Buhariut se ato janë autentike.”Lavdatat e dijetareve për el-BuhariunNu‟ajm ibn Hammad ka thënë, “Muhamed Ibn Ismai‟ili është Fakihu i Umetit.”Is‟hak ibn Rahauih ka thënë: “Shkruani transmetime prej të riut ( Buhariut) sepse nëseai do jetonte në kohen e el Hasanit njerëzit do të kishin nevojë për të për shkak tëditurisë së tij në dhe të kuptuarit të tij në hadith.”Ebu Bekr ibn Ebi Shejbeh dhe Muhamed ibn Abdullah ibn Numejr që të dy kanëthënë: “Nuk kemi parë askënd si Muhamed ibn Ismailin.”Ahmed ibn Hanbeli ka thënë, “Nuk ka nxjerr Khurasani të ngjashëm me Muhamedibn Ismailin.” 7. Ebu Amar el Husejn ibn Hureith ka lavdëruar Buhariun dhe ka thënë: “Nuk jam ivetëdijshëm të kem parë dikë të ngjashëm me të, thua se ai u krijua vetëm për hadith.”Muhamed ibn Bashar ka thënë, “Katër janë memorizuesit e kësaj bote: Ebu Zurahi nëRaj, ed-Darini në Samarkand, Muhamed ibn Ismaili në Buhara dhe Muslimi nëNisabur.”Ka thënë Ibn Kuzejme “Nuk kam parë nën qiell dikë të ketë më tepër dituri dhekujtesë më të mirë në memorizimin e hadithit të të dërguarit të Allahut, sal-lAllahualejhi ue selem se sa Muhamed ibn Ismaili.”Zinxhiri i transmetuesveAl-Leilika‟i (vd. 418H) në Shehr Usul Itikad Ehlus-Suneh thotë (2/172):Akideja e Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail el Buhariut dhe grupit të Selefeve prej tëcilët ai transmeton.‟Ahmed ibn Muhamed ibn Hafs el-Harwi ka thënë:Muhamed ibn Ahmed ibn Selmah na ka transmetuar duke thënë: “Ebul HusejnMuhamed ibn Imran ibn Musa el-Xharxhani na ka njoftuar duke thënë: “E kamdëgjuar Ebu Muhamed Abdu-Rrahman ibn Muhamed ibn Abdur-Rrahman elBuhariun nga esh-Shashi të thotë: 8. TekstiE kam dëgjuar Ebu Abdullah Muhamed ibn Muhamed ibn Ismail el-Buhariun tëthotë:Kam takuar më shumë se një mijë burra nga njerëzit e ditur të Hixhazit, Mekës,Medinës, Kufës, Basras, Wasitit, Bagdadit, Shamit dhe Egjiptit. I kam takuar ata disahere, gjeneratë pas gjenerate dhe pastaj gjeneratë pas gjenerate. I kam takuar derisaata ishin të bollshëm dhe të shpërndarë mbi dyzetë e dy vite; njerëzit e Shamit,Egjiptit dhe al-Xhazirës dy here, të Basrës katër herë. Ata të Hixhazit në një periudhëkohore gjashtë vite dhe nuk mund të numëroj sa here kam hyrë tek njerëzit e Kufesdhe Bagdadit bashkë me muhadithet e Khurasanit, prej tyre al- Makki ibn Ibrahim,Jahja ibn Jahja, „Ali ibn al-Hasan ibn Shakik, Kutaibeh ibn Sa‟d dhe Shihab ibnMa‟mar.Dhe në Sham: Muhamed ibn Jusuf al-Firjabi, Ebu Mushir „Abdul-A‟la ibn Mushir,Abul-Mughire „Abdul-Kudus ibn al-Haxhaxh, Abul-Jaman al-Hakam ibn Nafi‟ dheata që erdhën pas tyre, (i kam takuar) shumë herë.Në Egjipt: Jahja ibn Kethir (apo Jahja ibn Bukejr),Ebu Salihun – shkruesin e Lejth ibn Sa‟d ibn ebi Merjem, Asbagh ibn al-Faraxh dheNu‟ajm ibn Hammadin.Në Mekë: „Abdullah ibn Zeid al-Mukri dhe al-Humajdi, Sulejman ibn Harb – kadiune Mekës dhe Ahmed ibn Muhamed al-Azraki.Në Medine: lsmi‟il ibn Ebi Uwais, Mutarrif ibn „Abdullah, „Abdullah ibn Nafi‟ az-Zubeiri, Ahmed ibn Ebi Bekr Ebu Mus‟ab az- Zuhri, Ibrahim ibn Hamzah az-Zubeiridhe Ibrahim ibn al-Mundhir al-Hizami. 9. Në Basra: Ebu „Asim ad-Dahak ibn Makhlad esh-Shejbani, Abul-Walid Hisham ibn„Abdul-Malik, Haxhaxh ibn al-Minhal dhe „Ali ibn „Abdullah ibn Xha‟far al-Madini.Në Kufe: Ebu Nu‟ajm al-Fadl ibn Dukajn, „Ubejdullah ibn Musa, Ahmed ibn Junus,Kabisah ibn „Ukbeh, Ibn Numajr, dhe „Abdullahun e „Uthmanin, dy djemtë e EbuShejbeh.Në Bagdad: Ahmed ibn Hambel, Jahja ibn Ma‟in, Ebu Ma‟mar, Ebu Khaithemeh dheEbu „Ubeid al-Kasim ibn Salam.Dhe nga njerëzit e al-Xhazirës: Amr ibn Halid al-Harranin.Në Wasit: „Amr ibn „Aun dhe „Asim ibn „Ali ibn „Asim.E në Marw : Sadakah ibn Fadl dhe Is‟hak ibn Ibrahim al- Handhali.Dhe ne jemi të kënaqur (vetëm) me përmendjen e këtyre njerëzve që (ligjërata) të jetëe shkurtër dhe e kuptueshme e të mos zgjatet. Dhe nuk kam pare asnjërin prej tyre tëdalloj në lidhje me këto çështje:Fjalë dhe vepërSe feja përbehet nga fjalët dhe veprat dhe kjo bazuar në thënien e Allahut:“e janë urdhëruar ata që t’i luten vetëm Allahut, që sinqerisht, si besimtarë tëvërtetë, të predikojnë fenë dhe të bëjnë namaz, dhe të ndajnë lëmoshën(zekatin); e kjo është feja e drejtë” ( El Bejineh 98:5) KuraniDhe se Kurani është Fjalë e Allahut, nuk është i krijuar, pikërisht siç thotë Allahu: 10. “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu, që krijoi qiejt dhe Tokën për gjashtë ditëe pastaj u ngrit mbi Fronin hyjnor (që mbisundon gjithësinë). Ai me errësirën enatës e mbulon ditën, e cila e ndjek atë; dielli, hëna dhe yjet i përulen Atij...”Ubu Abdullah Muhamed ibn Ismaili ka thënë: Ka thënë Ibn Ujaineh “Pra Allahu kadalluar krijimin prej urdhërimit:“...Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë i bekuar Allahu, Zoti ibotëve.”.” (al-A‟raaf (7):54) KaderiDhe se e mira dhe e keqja janë paracaktuar nga Allahu, sipas thënies së Tij:“Thuaj: Kërkoj mbështetje tek Zoti i agimit, që të më mbroj nga sherri igjithçkaje që Ai ka krijuar.” Felek (113):1-2“Ndërkohë që Allahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni.” Es-Safat (37):96“Vërtetë, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” (El-Kamer(54):49)Dhe asnjëri prej tyre ( njerëzit e përmendur të dijës) nuk e quante asnjë nga njerëzit ekibles të jetë qafir (jobesimtarë) për shkak të ndonjë gjynahu:“Vërtetë, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, porgjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. “ (En-Nisa (4):48)Sahabet dhe nderi i tyre 11. Dhe kurrë nuk kam parë askënd që do merrte diç nga nderi i shokëve të Muhamedit,sal-lAllahu alejhi ue selem.Aishja, radijAllahu „anha, ka thënë: „Ata qenë urdhëruar të kërkonin falje pikërisht ngathënia e Tij:“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërittanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketëasnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtetë i Butë dheMëshirëplotë.” (Hashr 10) BidatetDhe ata ndalonin bidatet: çdo gjë në të cilën nuk ishin i dërguari (sal-lAllahualejhi ue selem) dhe shokët e tij, duke u bazuar në thënien e Tij:“Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) e mos u përçani.“( Ali-‟Imran 3:103)Dhe sipas thënies së Tij: (në suren En-Nur)“Nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë.” Pasimi i të dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue selem)Dhe ata urdhëronin njerëzit të pasonin atë në të cilën ishin i dërguari sal-lAllahu alejhiue selem dhe shokët e tij, radijallahu anhum, ashtu siç Ai thotë: 12. “Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera qët’ju shmangin nga rruga e Tij. Kjo është ajo që ju porosit Ai për t’u ruajtur ngatë këqijat..”( El-En‟Am 6:153)Sjellja me udhëheqësitDhe se ne nuk luftojmë dhe nuk përpiqemi që të marrim komandën prej atyre tëcilëve u është caktuar ( d.m.th udhëheqësve) duke u bazuar në thënien e të dërguarit tëAllahut, sal-lAllahu alejhi ue selem:“Ka tri gjera për të cilat zemra e muslimanit kurrë nuk shfaq urrejtje apo zili: bërja eveprave sinqerisht vetëm për hir të Allahut, bindja ndaj udhëheqësve dhe qëndrimi megrupin ( xhematin) ngase vërtetë, lutjet e tyre rrethojnë ata që janë pas tyre ( ata mbi tëcilët udhëheqin).”Me tej kjo konfirmohet në thënien e Tij:“O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnëpunët tuaja.” en-Nisa (4):59Dhe se shpata nuk duhet ngritur kundër askujt nga Umeti i Muhamedit, sal-lAllahualejhi ue selem.Dhe al-Fudejli ka thënë: “Po të kisha ndonjë lutje e cila do më pranohej, nuk dota bëja veçse për udhëheqësin, sepse kur udhëheqësi bëhet i drejtë, qytetet dhebanorët janë të qetë dhe të sigurt.” 13. Duke iu referuar thënies së Fudejlit, Ibn el Mubareku tha: “ O mësues imirësisë, kush do ketë guxim rreth kësaj përveç teje?”Fund


Comments

Copyright © 2024 UPDOCS Inc.